E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhejms Bejker per zgjedhjet ne Tirane Humbesi te pranoje humbjen

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James A. Beker III, ka krahasuar në një analizë në revistën “Forein Policy”, situatën e zgjedhjve të 8 majit në Tiranë me situatën e zgjedhjeve në Amerikë në vitin 2000, mes George W. Bush dhe kandidatit tjetër Al Gore.

A vlejne leksionet e Bush vs. Gore per Shqiperinë, ngre pyetjen në analizën e tij Beker.

“20 vjet me pare, pavaresisht shqetesimit për sigurinë time, qëndroja mbi një platformë në sheshin kryesor të Tiranës, Shqipëri, për të folur para një turme euforike prej 300,000 personash. Dhjetera mijera te tjere ishin rrjeshtuar përgjate dy anëve te rruges nga aeroporti.
Ne rolin e zyrtarit të parë amerikan që vizitonte një shoqëri të mbyllur, pas permbysjes se 50 viteve te regjimit komunist, mesazhi im ishte i thjeshtë. “Liria funksionon”, thashë unë. "Me ne fund, ju jeni te lire te mendoni me mendimet tuaja..... Me ne fund, ju jeni të lirë te zgjidhni lideret tuaj”.

Sot, ndersa reflektoj mbi atë vizitë dhe kam një admirim te thelle per popullin shqiptar, une e kuptoj qe mund te kisha shtuar edhe nje mesazh tjetër: Po, liria funksionon, por funksionon më mirë kur qytetaret respektojne shtetin ligjor që siguron kuadrin për një demokraci te paster”, shkruan Baker.

Kjo, vijon ai, "është një gjë e rendesishme per t'u mbajtur mend ndërkohe vendi po kalon një ngërç politik që ve në rrezik perspektiven e mëtejshme te integrimit ne institucionet boterore dhe europiane. Nderkohe qe Shqiperia iu bashkua NATO-s ne 2009 dhe konsiderohet si nje vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Europian, anetaresimi i plote i vendit po pengohet nga raportimet e shumta për mosfunksionim politik”.

Sipas tij, "shembulli i fundit i ngerçit të vazhdueshem politik ishte rezultati i ngushte i zgjedhjeve te 8 majit per Kryetarin e Bashkise se Tiranes. Dy kandidatet, që perfaqesonin partite politike me te medha, jane figurat me te spikatura politike te vendit. Gara vuri perballë, Lulzim Bashën e Partise Demokratike ne pushtet – nje ish-minister i jashtem – dhe Edi Ramen, liderin e socialisteve – partisë me te madhe opozitare ne Shqiperi. Me afro 250,000 vota te hedhura, Rama pretendon se kryeson me 10 vota, ndersa Basha pretendon se ka 81 vota ne avantazh. Fituesi pritet ende te shpallet zyrtarisht, dhe nje panel gjyqtaresh ka nisur te shqyrtoje argumentet se cilat fletë votimi duhen numëruar e cilat duhen përjashtuar. Konflikti zhvillohet ne sfondin e ngerçit politik te zgjedhjeve te pergjithshme te kontestuara te 2009, pas te cilave socialistet organizuan protesta masive ne rruge ne lidhje me ate qe ata e shohin si parregullsi serioze në votime”.
Sigurisht, thekson Beker, "une jam i familjarizuar me zgjedhjet me nje rezultat jashtezakonisht te ngushte. Ne vitin 2000, une kryesoja ekipin e eksperteve ligjore te Xhorxh. Ë. Bush ne Florida gjate procesit te rinumerimit. Rezultati i atij rinumerimi do te percaktonte presidentin e ardhshem te Shteteve te Bashkuara. Pas numerimit fillestar, kandidatet kishin nje diference prej 300 votash. Eksperienca ime ne Florida ne rinumerimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane më mësoi mua disa leksione, te cilat mendoj se jane te aplikueshme per situaten ne Shqiperi sot”.

“Kur rezultati qe ndan kandidatet eshte i ngushte, mund të ekzistojnë argumente te panumerta nese fletet e votimit jane numeruar ne menyre të sakte. Numerimi i votave është një art, po aq sa edhe nje shkence, dhe kur rezultati i zgjedhjeve eshte aq i ngushte saqe çdo votë mund te ndikoje ne rezultatin perfundimtar, rezulton se gjykimi njerezor ka nje ndikim te madh e jokomod mbi procesin e numerimit.
Ne kete rast, çdo pale mund te hartoje argumente bindese lidhur me menyren se si duhet te numerohen votat qe ti lejoje ata te fitojne. Dhe ne pritje te nje fitoreje, sigurisht, secila pale mendon se argumenti i saj eshte i sakte. Nese argumenti i saj nuk pranohet, ajo eshte e prirur te pretendoje se zgjedhjet jane “vjedhur”, shprehet Beker në analizën e tij.

Sipas tij, "në rastin e zgjedhjeve me rezultat te ngushte, është e kote te sugjerosh qe palet te perpiqen te negociojne per zgjidhjen e kundershtive nepermjet dialogut. Nuk kishte asnje mundesi per nje zgjidhje te negociuar mes George Ë. Bush dhe Al Gore ne Florida ne vitin 2000, dhe sigurisht që nuk ka edhe ne Tirane sot. Nje kandidat do te fitoje; nje do te humbe. Sikurse nuk është e përshtatshme te hedhesh poshte rezultatin dhe te mbash zgjedhje te reja. Do te ishte marrezi t'u thuash zgjedhesve se votat tuaja jane te rendesishme, vetem kur rezultati eshte i ngushte dhe kur ato do te ishin percaktuese per rezultatin”.
Sipas tij, "menyra e vetme per te vepruar ne raste te tilla si Florida ne 2000 dhe Tirana sot eshte zhvillimi i nje procesi te besueshem dhe te drejte per zgjidhjen e çeshtjeve te konstestuara te ligjit dhe fakteve, dhe me pas te shpallet fituesi. Dhe kandidatet ne gare duhet te jene te pergatitur te pranojne rezultatin e ketij procesi. Për zgjedhjet në Florida kishim sistemin gyqësor amerikan dhe në fund vetë Gjykatën e Lartë Amerikane. Roli i saj ishte të dëgjonte argumentet e secilës palë dhe të merrte një vendim, që sigurisht do të zhgënjente njërin prej dy kandidatëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin me fat, pasi në rastin e përballjes mes Al Gorit dhe Bushit kishim dy kandidatë, të cilët ishin të përgatitur të vendosnin interesat e vendit mbi ambiciet e tyre personale”.
“Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi në favor të ish-Presidentit Bush. Al Gori mund ta kishte kundërshtuar vendimin dhe të zhyste qeverinë amerikane në kaos. Por ai nuk e bëri. Në të vërtetë, fjalimi i tërheqjes së tij ishte një model i këtij lloji. Natyrisht jam i bindur që Bushi do të bënte padyshim të njëjtën gjë, nëse Gjykata e Lartë do të vendoste kundër tij. Të dy këta burra e kuptonin që historia do t'i gjykonte ashpër, nëse do të zgjidhnin të vendosnin interesin e tyre personal mbi atë të popullit amerikan siç përcakton shteti ligjor”, thotë Beker.

Beker vlerëson se sistemi amerikan funksionoi plotësisht. “Po, padyshim ishte një garë shumë e ngushtë me emocione të larta në radhët e të dy palëve. Megjithatë nuk pati rebelim, apo tanke nëpër rrugë, por vetëm disa, qoftë edhe demonstrata të zhurmshme. Rezultati? Edhe një herë tjetër, Amerika përjetoi një kalim paqësor të pushtetit”.

Sipas tij, “Shqipëria është me fat që ka një kornizë ligjore të ngjashme, ka Kolegjin e saj Zgjedhor që shqyrton ankimimet ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zgjidhur drejt çështjet e diskutueshme. Kolegji Elektoral i Shqipërisë përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur me short nga radhët e Gjykatës së Apelit. Anëtarët e zgjedhur me short të Kolegjit Zgjedhor janë emëruar në radhët e gjyqësorit në kohë të ndryshme nga qeveritë e dy partive më të mëdha politike. Dhe që të dy vendimet e kësaj trupe deri tani lidhur me zgjedhjet në Tiranë janë marrë njëzëri. Më 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që kandidati Basha është fitues në Tiranë me 93 vota më shumë, edhe pse socialistët e kanë kundërshtuar sërish në Kolegjin Zgjedhor, që tani i duhet të vendosë për herë të tretë lidhur me garën për Tiranën. Edhe pse opozita mund të mos jetë kurrë e kënaqur plotësisht me rezultatin, sikurse edhe demokratët amerikanë ende shprehin zhgënjim ndaj fitores së Presidentit Bush në vitin 2000, ajo që mbetet ende për t'u parë është nëse ajo do të pranojë vendimin që ka dalë nga një proces i konsoliduar ligjor i vendit”.

“Duke patur parasysh zgjedhjen entuziaste të lirisë dhe demokracisë për të cilën kam qenë vetë deshmitar 20 vjet më parë, jam i bindur se ky është lidershipi për të cilin Shqipëria ka nevojë dhe e meriton”, përfundon analizën e tij ish-sekretari i Shtetit Amerikan, James A. Baker III..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›