E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forum ekonomik ne Vjene per Femijet ne Nevoje merr pjese edhe Liri Berisha

Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, znj. Liri Berisha, me ftesë të Forumit Ekonomik të Vjenës, zhvilloi një vizitë 2-ditore në Vjenë, me qëllim prezantimin përpara bizneseve austriake, partnerë të Forumit, të punës së Fondacionit si dhe për të diskutuar me ta mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Znj. Berisha u prit nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Erhard Busek, Elena Kirtcheva, Sekretare e Përgjithshme dhe përfaqësues të kompanive Uniqa Group Austria, Ëolf Theiss, EVN dhe AME International, etj.

Gjatë takimit, znj. Berisha prezantoi aktivitetet dhe punën e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Forumi Ekonomik i Vjenës është një aktivitet, i cili përveç mbështetjes dhe shtimit të mundësive për bashkëpunim ekonomik, përbën në të vërtetë dhe një mundësi për afrimin me njëri tjetërin, përafrimin e ideve dhe ecjen përpara bashkarisht drejt zhvillimit.

Zonja Berisha vlerësoi faktin që "Forumi Ekonomik i Vjenës është i angazhuar jo vetëm në promovimin e mbështetjen e investimeve dhe bashkëpunimeve ekonomike në rajon, por po shërben dhe si një urë sociale midis kombeve". Ajo shprehu bindjen që shumë prej partnerëve të Forumit kanë qënë pranë shtresave në nevojë dhe më parë, "sikurse dhe une jam mbështetur në punën time për fëmijët nga biznesi shqiptar".

Presidenti Busek vlerësoi angazhimin e znj. Berisha dhe arritjet e Fondacionit si dhe shprehu mbështetjen e tij dhe të partnerëve të Forumit për veprimtarine dhe projektet e ardhshme të Fondacionit.

Në vijim të vizites, znj. Berisha pati takime me drejtues të kompanisë Uniqa Group Austria si dhe me drejtues të kompanisë EVN. Gjithashtu një pritje u organizua nga përfaqësues të Vienna Insurance Group, ku ishin të ftuar dhe perfaqesues të Forumit Ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›