E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret e PS Qeveria po na bllokon projektet

/ /

Kete deklarate beri dje kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama gjate takimit me perfaqesuesit e Shoqates per Autonomine Vendore. Ne fokus ishin diskutimet mbi sulmet qe dhunojne Kushtetuten dhe autonomine vendore ne Shqiperi cenimi qe u behet drejtperdrejt sherbimeve qe bashkite ofrojne ndaj qytetareve nga ana e pushtetit aktual qendror ne vend e shume ceshtje te tjera qe kane te bejne me funksionimin e pushtetit vendor. Duke u shprehur i bindur se qytetaret jane kunder politikes anti-europiane te qeverise kreu i opozites theksoi se kryeministri Berisha po pengon cdo dite projektet e Bashkise se Tiranes per interesat e tij. shte shkelur nje marreveshje miliona euro me BERZH-in per te mos lejuar zhvillimin e Tiranes dhe qe me taksat e qytetareve te realizohet permes nje kredie nje veper qe mban vulen e bashkise se qytetit tha Rama. Sipas drejtuesve socialiste te bashkive ne rrethe Sali Berisha ka nisur presionin ndaj bashkive socialiste duke perdorur te gjitha metodat per te bere te tijin pushtetin vendor ne zgjedhjet e 8 majit. Nderkaq duke folur per nje sistem te korruptuar antidemokratik kryetari i Bashkise se Tiranes akuzoi se Sali Berisha kerkon te ricikloje pushtetin nepermjet parase dhe nga pushteti te gjeneroje para duke llogaritur fitimin prej 23 milione eurosh qe sipas tij futen ne xhepin e kryeministrit vetem nga kasat fiskale. Rama u kerkoi krereve te bashkive te mos bien pre e presionit e te mos shuajne driten e shpreses se qytetareve qe i kane votuar. Arsyeja kryesore pertej faktit se ka perpara nje fushate te humbur per te pushtuar qytetet e Shqiperise eshte fakti se Sali Lulja dhe gjithe oborri eshte ngritur mbi vjedhjen e zgjedhjeve dhe qendron ne kembe mbi vetedijen se popullit do tia marre voten edhe nese populli nuk ia jep tha Rama. Sipas tij pertej gjithe baltes shpifjeve akuzave alibive qe cojne deri ne vandalizma si ai i dy diteve me pare me trafikun ne Tirane qeveria po bllokon punen ne te gjitha qytetet e tjera ku pushtetin vendor e kryesojne socialistet. Disiplinohet trafiku police ne cdo kryqezim

Police ne cdo kryqezim dhe trafik i menaxhuar me se miri. Madje edhe ne rruge ku me pare rralle here jane hasur efektive te Policise Rrugore dje nuk mungonin. Pas kolapsit te dy diteve me pare kur trafiku ne Tirane u paralizua per gati 4 ore dje gjithcka iu rikthye normalitetit. Madje krahasuar me te zakonshmen cdo qytetar vuri re nje angazhim maksimal te Policise Rrugore. Mbi te gjitha edhe ne akset ku cdo dite trafiku eshte i renduar mund te kalohej pa ndonje veshtiresi te madhe. Kjo situate ne nje kohe kur edhe dje reshjet e shiut nuk pushuan per pjesen me te madhe te dites. Te henen pas ores 15.00 Tirana perjetoi kaosin me te madh ne gjithe keto vite per sa i perket trafikut. Mijera qytetare mbeten te bllokuar per ore te tera pa levizur asnje centimeter. Ishte e pamundur te levizej ne te gjitha akset e kryeqytetit. Ndersa qeveria dhe bashkia akuzuan njera-tjetren per pergjegjesite e kesaj situate gjithcka e vuajten mbi kurriz vetem qytetaret e Tiranes. Bumci Rama eshte pergjegjes

Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama per kaosin e dy diteve me pare ne kryeqytet. Ne nje deklarim per mediat kreu i deges se Tiranes Aldo Bumci tha Si deputet i Tiranes si nje qytetar i ketij qyteti dua te shpreh zemerimin indinjaten qe kane ndier mijera banore te Tiranes dhe gjithe Shqiperise dje me sjelljen e papergjegjshme te kryetarit te bashkise. Ka 10 vjet qe drejton Bashkine e Tiranes dhe dje foli me arrogance duke mos njohur asnje pergjegjesi. Tha qe e ka pergjegjesine per gjendjen e renduar te trafikut policia e ka kryeministri e ka ministri i Brendshem e ka qeveria nuk i njoh vetes asnje pergjegjesi.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›