Idhulli i Dep
"Kam jetuar me Hanter S. Tompson një pjesë të rëndësishme të jetës sime, duke krijuar kështu një miqësi të ngushtë", thotë Xhoni Dep. Këtë herë aktori amerikan do të jetë tregimtari i Hanter S. Tompson. Dokumentari "The life and work of Dr. Hunter S. Thompson", i drejtuar nga regjisori Aleks Gibnej, që u vlerësua me çmimin "Oskar" për filmin "Taxi to the Dark Side", flet për shkrimtarin dhe është vlerësuar shumë nga kritika. Dep shprehet se do të kishte qenë i kënaqur ta shihte mikun e tij të jetonte ende. Kur Tompson vdiq, aktori i pagoi funeralin dhe pasi i dogjën trupin, hirin e shpërndau në ajër, për të çuar në fund amanetin e Tompsonit.
Në prapaskenën e "MTV Awards" Dep u transformua totalisht, për shkak të rolit kriminal të Xhon Dillinger, që po interpreton në filmin "Public Enemies". "Më pëlqen shumë të mishëroj personazhet negative, si piratë apo berberë hakmarrës, por më tërheqin edhe rolet e tjera. Më pëlqejnë tregimet e jetës dhe këtë pjesë regjisori Aleks Gibnej e bën me shumë profesionalizëm. Mund të them se ky dokumentar nuk është vetëm një punë politike 360 gradë, por edhe një homazh letrar i një reporteri shpërthyes. Si pak njerëz, Tompson diti ta kuptonte dhe ta tregonte Amerikën. Ishte një idealist, një patriot i sinqertë, që i dha politikës një vlerë sociale dhe mediatike. Gjithashtu, ishte një poet i frymëzuar dhe melankolik. Shumë vonë (dhe vetëm pas vdekjes së tij), u bë një autor kult", thotë Xhoni Dep. Ai konfirmon se po merret me përgatitjen e filmit "The Rum Diary", marrë nga një libër i Tompsonit. Dep nuk është i sigurt nëse do ta drejtojë ai filmin apo ndonjë regjisor tjetër. "Do ta firmos patjetër filmin si producent ekskluziv dhe do të luaj rolin e Paul Kemp, gazetarit amerikan që transferohet në Porto Riko. Për mua ka qenë mjaft e vlefshme puna si tregimtar. Regjisori Gibnej ka marrë nga familja e shkrimtarit letra pafund, filmime, regjistrime, qindra fotografi, sepse Tompson ishte gjithashtu edhe një fotograf e analist i madh i informacionit. Për mua ka qenë një nder të shpalosja jetën dhe veprat e Tompsonit, duke zbuluar kujtimet e një epoke, nga vitet ‘60 deri në mes të atyre ‘70, nga periudha ‘acid wave‘ te ‘love generation‘", tregon Dep.
Sot, regjisori Gibnej ka një rol të rëndësishëm dhe figuron në listën e dokumentaristëve më të mirë. Ai shihet si një konkurrent i fortë i Majkëll Murit, për vëmendjen e madhe që i kushton çdo kërkimi të tij, për çështjet politike të pasura me dëshmi dhe dokumente. Ka bërë një dokumentar të jashtëzakonshëm për korporatën energjetike amerikane "Enron" mbi skandalet e saj dhe për momentin po merret me "CasinoJack", tregimi i bashkëjetesës së lobistit Xhek Abramof me qeverinë e Bushit dhe Partinë Republikane. Gjithashtu, Gibnej ka punuar në prodhimin e filmit të Skorcesen dhe Istud. "Gonzo, nga nofka me të cilën shkrimtari fliste për veten në libra, do të shfaqet në ekranet amerikane më 4 Korrik, ditën e pavarësisë dhe sigurisht që kjo nuk është një rastësi: është një ditë lirie autentike, demokracie të vërtetë. Tompson besonte në këto vlera, i pagoi me jetën duke u vrarë nga pamundësia për t‘ia bashkangjitur realitetit, që tashmë i ndiente si humbje personale. Si gazetar kishte ndjekur shumë fushata elektorale", thotë regjisori, më pas shton: "Gjatë përgatitjeve për filmin ‘Fear and delirium in Las Vegas‘ (drejtuar nga Gilliam në 1998-ën), Xhoni braktisi gjithçka dhe shkoi menjëherë në shtëpinë e Tompsonit në Kolorado. Për ditë të tëra fjeti në një shtrat të parehatshëm, duke studiuar atë që tashmë cilësohet si ‘Gonzo journalism‘, me njohuri nga realiteti, analizat politike dhe shpikjet. Dep i lexoi të gjitha kronikat e mikut të tij, u mundua të kuptonte se përse pacifisti që aq shumë e magjepste, burri që me Gaj Talesen dhe Tom Ulf zhvilloi ‘gazetarinë e re‘, ishte dhe një koleksionist armësh dhe i lëndëve narkotike".