Qyteti im, ëndërr dhe denoncim
Qyteti im, qyteti yt, qyteti ynë...lëngon, vuan, gëzon, ngryset, lodhet, ringjallet, shkëlqen, rrezaton, fle, qetohet, shqetësohet, gumëzhin, telendiset e tralliset qyteti im me dhimbje koke të përhershme me tumorin e transformimit që ia mbush trupin me njolla...
Ky qytet me malinjën e shpërfytyrimit prezantuar në dy linja: si është dhe si duhej të ishte, serviret në dhjetëra kontekste në një ekspozitë të hapur dje në galerinë FAP të Akademisë së Arteve. Quhet "Qyteti im" dhe ka si iniciator, pedagogun e piktorin e njohur, Ardian Isufi, që së bashku me të shumënjohurin tjetër të arteve vizive, Ali Oseku, janë dhe kuratorët e ekspozitës. Ndërsa protagonistë të saj, janë studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Atelierit të Grafikës në Fakultetin e Arteve Pamore në Akademinë e Arteve. Janë punë të cilat tregojnë dhe nivelin e studentëve në një drejtim e më saktë, nivelin e mësimdhënies që reflekton në punët e tyre.
Në ekspozitën "Qyteti im", ato kanë prezantuar sensibilitete, këndvështrime, koncepte deri dhe ëndrra të ngjizura të gjitha nga jeta e përditshme. Është pikërisht ëndërr një punim i vendosur në qendër të galerisë ku tregohet një hapësirë urbane që përcjell idenë e një qyteti. Aty, të vetmet objekte të identifikuara qartazi janë ca shtëpiza ku shkruhet "shtëpi arti". Ka shumë prej tyre në atë qytet në miniaturë dhe ëndrra është: ja si duhet të ishte qyteti im: me shumë shtëpi arti, me shumë art. Duke vëzhguar me vëmendje atë punë, në kujtesë të vjen një shkrim i paradisa vitesh me të njëjtin subjekt "Si e shoh Tiranën" (pra, si duhet të ishte), ku i intervistuari për këtë temë, Ardian Klosi thoshte pak a shumë se e imagjinonte Tiranë me kaq e aq kinema e teatro. Dhe është pothuajse e njëjta gjë, shprehur kësaj herë në mënyrë grafike.
Kuratori Ardian Isufi, shpjegon se Atelieri i Grafikës, studentë të së cilës kanë hapur ekspozitën në fjalë, merret me shenjën grafike, apo më saktë me shenjën grafike të komunikimit dhe konkretisht me shenjat grafike urbane. E grafika ka dy zhanre, sipas fjalëve të tij, grafikën artistike dhe dizajnin grafik që trajtohet në Atelier. Por puna e studentëve është parë në një kontekst më të gjerë, shpjegon muratori Isufi. Sipas tij, është luajtur shumë me grafikën urbane, ku vetë studentët kanë marrë elemente nga jeta e përditshme e tyre; situata të ndryshme, qofshin banale apo më të stërholluara, e impresionet e marra prej tyre, trajtohen me linjë, ngjyrë; me njollën, me shenjën, me shenjën rrugore, pra me shenjën urbane. Teknikat e këtyre punëve janë si ato tradicionale: gdhendje linoleum e dru, deri tek instilacionet e videoprojeksionet. Kuratori Isufi thotë se studentët shihen dhe me syrin e artistëve të rinj të mirëfilltë, të paktën duke iu referuar Pikasos që ishte në moshën e tyre kur dha ‘goditjen e parë‘ me Epokën Blu". Po ashtu, titulli dhe përmbajtja e ekspozitës ka ardhur pas diskutimeve të shumta përgjatë vitit akademik. Nuk është se është vënë titulli i saj e më pas ka nisur puna.
Në këtë lloj stili pune, ka ndikuar pozitivisht, sipas Isufit dhe një seri prej katër workshop-esh, ku është punuar në grup. Është punuar me një lëndë si splashi. "Ja, kemi një ide së bashku me një lëndë siç është splashi dhe zgjedhim terrenin ku do ta hedhim këtë element. Kemi parasysh që splashi është njollë; është një njollë grafike, që varet se ç‘kontekst i jep", shpjegon muratori i ekspozitës dhe pedagogu Ardian Isufi. Ndaj, në një aneks të galerisë, në kuadër të ekspozitës, është vendosur një videoprojektor, ku shihet puna e studentëve nëpër workshop-e. Shihet mënyra se si kanë punuar; ku dhe si i kanë hedhur njollat e splashit, çfarë simbolikash kanë produktuar.
Duke iu kthyer ekspozitës dhe kumtit të përcjellë me anë të titullit "Qyteti im", është vërtet interesante dhe tërheqëse të shohësh se si mund të sendërtohet simbolikisht, ai makth urbanistik si "dhimbje koke" e përhershme që përcjell metropoli ynë i çakërdisur, duke luajtur frikshëm me identitete njerëzore e fate po ashtu. Megjithatë, paralel me denoncimin është dhe adhurimi, dashuria, ëndrra...për qytetin tim, qytetin tënd, qytetin tonë...që lëngon, vuan, gëzon, ngryset, lodhet, ringjallet, shkëlqen, rrezaton, fle, qetohet, shqetësohet, gumëzhin, telendiset e tralliset qyteti ime me dhimbje koke të përhershme me tumorin e transformimit që ia mbush trupin me njolla!