E Diel, 1 Nëntor 2026

është e vështirë të jesh artist

Katarzyna Uszynska e di që nuk është e lehtë të jesh artist. Kuratorja e njohur e institutit "Kontakt" i ka ftuar tre artistët bullgarë Vladimir Mitrev dhe Ivan Moudov, si dhe kosovarin Alban Muja të tregojnë me gjuhën e artit sa e lehtë është të jesh artist.

Ky rrëfim nga tre artistë të rinj të artit bashkëkohor ka marrë një tjetër këndvështrim, në ekspozitën e hapur dje në galerinë "Galerie Art Point" në Vjenë.

"Është e vështirë të jesh" organizohet me fituesit e rezidencës artistike "Kulturkontakt" në Vjenë. Tre artistët kanë qenë në këtë rezidencë që nga 1 prilli dhe gjithë koha e rezidencës ka zgjatur 3 muaj.

Artisti nga Kosova Muja është prezantuar me 3 punë. E para është një foto 180x 120 cm, e quajtur "Catch me". "Kjo foto është realizuar në kufirin Amerikë-Meksikë", në fakt pretendoj të kaloj kufirin mes këtyre shteteve. Një pune tjetër, e cila ka dalë si bashkëpunim me artistin Ivan Moudov, është një instalacion në dysheme "Untitled" ku ne kemi ndërruar dyshemenë e galerisë duke vendosur një tjetër. Është një punë interaktive edhe me audiencën, por në anën tjetër duket edhe ndryshe. Ndërsa puna e tretë që e kam prezantuar, është një video vepër "94 days‘,
punë e cila është ende në proces, ku unë për 94 thërras emrat e
shteteve që kanë pranuar shtetin e Kosovës", thotë Muja.

Ivan Moudov prezantohet me 2 punë, një video dhe një instalacion ndërsa Vladimir Mitrev prezantohet me dy video.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›