E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Financim i thjeshtë për partitë

Ish-bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi se një nga çështjet e reformës zgjedhore natyrisht do të jetë edhe çështja e financimit të fushatave elektorale. Kjo sipas tij në një mënyrë apo në një tjetër është e lidhur edhe me mënyrën e financimit të partive. "Deri tani mund të them që kjo çështje është në diskutim, por brenda partive politike, për sa i përket PS-së, në grupin që po merret me çështjen e reformës zgjedhore", sqaroi Islami. Sipas tij parimet kryesore synojnë që të kemi një financim sa më i thjeshtë, të jetë një financim i arsyeshëm, në kuptimin e termave buxhetorë, që të mos rëndojë në xhepat e shqiptarëve, e treta të jetë një buxhetim transparent. Islami vlerësoi se nëse do të shihet e mundshme të realizohet edhe prekja e financimit të partive politike, meqenëse fushatat elektorale janë vetëm një pjesë e vogël financimi për një periudhë afatshkurtër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›