Fundjavë tek Liqeni, njerëzit ndotin parkun me ushqimet e piknikut (FOTO)
Tiranë- Si një nga mënyrat e argëtimit, Parku i Liqenit të Tiranës është zgjedhur gjithnjë nga qytetarët e kryeqytetit për të pushuar në fundjavë, e sidomos në këtë stinë kur moti nis të ngrohet.
Gazeta online investiguese dhe denoncuese ju sjell në vëmendje se në vazhdim të fushatës për ndotjen e mjedisit, sot në emailin tonë www.info@gazetaidea.com , kanë ardhur fotografi që na tregojnë se në çfarë gjendje ndodhej ditën e dielë, 28 prill, parku i Liqenit të Tiranës, pasdreke.
Kohë kjo kur një numër i madh familjesh së bashku me fëmijët e tyre po largoheshin pas një dite relaksi, ku si edhe çdo herë tjetër, ku ne kemi denoncuar ndotjen e lagjeve tona nga qeset e zeza të plehrave, apo rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit, pas lanë edhe mbeturinat e “qejfit”.
Më poshtë janë edhe fotografitë që tregojnë më së miri se edhe çfarë ushqimesh kanë konsumuar qytetarët në piknikun e të dielës…
Fundjavë tek Liqeni, njerëzit ndotin parkun me ushqimet e piknikut
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8