Idrizi: Bashkimi kombëtar, vokacioni i PDIU-së dhe i mbarë shqiptarëve
TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Kristal, në kuadër të aktiviteteve me temë “Çështja kombëtare dhe politika shqiptare”.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Idrizi u prezantoi studentëve programin e PDIU-së si edhe platformën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Idrizi kritikoi politikën shqiptare, e cila shpesh herë intimidohet ndaj idesë së bashkimit kombëtar, një detyrim kushtetues ky, që duhet të gjente përkrahjen e plotë të gjithë skenës politike.
“Ne besojmë në demokraci, ne besojmë në institucionet dhe të drejtën në demokraci. Këto janë të drejta që ne na jep demokracia dhe liria. Ne jemi një komb në mes të Evropës dhe nuk mund të intimidohemi nga dikush që mendon se qendra e Evropës është Athina. Ne e kemi me shpinë Greqinë, unë personalisht e kam me shpinë Greqinë dhe përballë kemi Evropën dhe vlerat evropiane. Në këtë kuadër edhe çështja çame do të zgjidhet”, tha Idrizi.
Ai theksoi se është koha që Shqipëria dhe trevat shqiptare në Ballkan të zhvillojnë një bashkim ekonomik, arsimor dhe kulturor të shpejt, si parakusht i aspiratës për identitet dhe bashkim kombëtar. Kreu i PDIU-së vendosi theksin në raportet me fqinjët, e sidomos me Greqinë, e cila ende refuzon ti japë zgjidhjen që i takon çështjes çame.
(d.b/BalkanWeb)