Taulant Balla, shpifësi serial, dënohet sërish nga gjykata për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës
13-05-2013 / Gazeta 55
Pas 11 seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës është bindur se deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shpifur në adresë të djalit të kryeministrit Sali Berisha.
Për këtë shpifje, gjykata urdhëroi deputetin e PS-së Balla të paguajë në formë dëmshpërblimi për Shkëlzen Berishën një shumë prej 2 milion lekëve të reja.
Avokati i djalit të kryeministrit, në konkluzionet përfundimtar kërkoi nga gjykata që Balla të dënohet me 7 milion lekë. Sipas vendimit, Balla akuzoi djalin e kryeministrit për pasuri të paligjshme, të përfituara në emër të babait të tij, kryeministër.