Idrizi: Deklaratat e Geixh në Shqipëri, fyese
“Askush nuk i ka thënë këtij njeriu se ai do të vdesë me mentalitetin e kriminelit, që kthehet herë pas here në vendin e krimit. Ky njeri mburret se në Amerikë ka shkruar një libër ku tregon se nënën e vet e kanë vrarë me gjyq partizanët grekë. Atje tregon se është kthyer në Greqi, ka hetuar për urdhëruesin e vrasjes së të ëmës, dhe është lëkundur ta vrasë apo jo”, tha Idrizi.
Sipas tij, ky njeri, me mentalitetin e paraardhësve të vet kriminelë, vjen dhe na provokon sot në tokën tonë. “Ky njeri guxon dhe të na tregojë ne në tokën tonë, se ne paskemi bashkëpunuar me gjermanët. Nikolas Gaxojanis deklaroi se popullësia shqiptare e Çamërisë u përndoq për bashkëpunimin e vetë me nazistët dhe si pasojë duhet të rreshtohet në 14 milionë bashkëpunëtorët e tjerë të nazizmit, që u përndoqën nga trojet e tyre. Nëse nuk shkon dot i errësuar e ngecur nga makthi i fantazmës se Vorio – Epirit, atëherë le të konsultohet me arkivat greke, për Batalionin IV “Ali Demi” të ELAS-it grek, që përmbante 800 çam në radhët e saj e që luftuan përkrah grekëve në luftën për çlirimin nga nazizmi”, shtoi ai në fjalën e mbajtur me rastin e 20 vjetorit të krijimit të shoqatës “Çamëria”.
Idrizi tha se Geixh luan të njëjtin rol me Dik Martin, që fajëson viktimën për krimin e fajtorit “të pafajshëm”. “Deklaratat e kryera në zemrën e minoritetit grek janë fyese”, shtoi ai./S.Ll/Start/
2011-02-06 16:30