FMSH-ja shprehet kundër arrestimit të Artan Kristos

Forumi Musliman i Shqipërisë është shprehur kundër arrestimit të Artan Kristos i cili akuzohet për terrorizëm. Në një deklaratë për shtyp FMSH-ja ka theksuar se se nuk ekziston asnjë thirrje për terrorizëm në materialet e botuara në ëebsaidet e publikuara. Sipas FMSH-së Artan kristo është një nga kritikuesit më të ashpër të akteve terroriste. Edhe pse Artan Kristo bën të tilla pohime, ne jemi të mendimit që askush nuk mund të burgoset në nëj vend demokratik, ku liria e mendimit dhe e shprehjes është e garantuar me kushtetutë dhe në konventat ndërkombëtare të nënshkruara për liritë dhe të drejtat e njeriut nga shteti ynë, vetëm se ka shprehur një opinion të tij që nuk mund të konsiderohet si terrorizëm thekson FMSH-ja.
Më tej FMSH-ja thekson se shpeshherë hidhen akuza të fryra dhe të bapaza kundër besimtarëve muslimanë dhe krerit musliman të vendit tonë të cilat ndikojnë opinionin public kundër fesë islame dhe muslimanëve.