Idrizi Do te jemi perkrah mazhorancave deri ne zgjidhjen e kauzes
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mblodhi sot Këshillin Kombëtar të saj për të diskutuar dhe miratuar strategjinë për realizimin e rezolutës çame. Sipas lidershipit të kësaj partie, miratimi i kësaj rezolute nga Kuvendi shqiptar do të mund të vinte në vend integritetin e kësaj pjese të shoqërisë, por njëkohësisht duke i dhënë mundësi legjislativit shqiptar që të korrigjojë gabimet e së shkuarës.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në ligjeratën e tij të gjatë përpara anëtarëve të Këshillit evidentoi faktin se politika shqiptare ka një borxh 65 vjeçar ndaj çamëve. Për këtë asreyeje, sipas tij, PDIU ka përkrahur një qasje për të qenë në krah të mazhorancave, një taktikë kjo që do të ndiqet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj kauze.
“Jemi këtu se duhet të miratojmë rezolutën, jo vetëm dokument parlamentar por testament i të parëve tanë që u dogjën dhe u vranë padrejtësisht, është një amanet dhe dëshirë e fundit e të parëve tanë. Është akti kryesor i shkruar i këtij testament gojor i shkruar brez pas brezi. Parlamaneti duhet të merret me rezolutën se në 65 vjet politika shqiptare u ka borxh çamëve, u ka borxh 2500 të vrarëve mes tyre shumica pleq, gra dhe fëmijë. Ne si parti kyçe për mbijetesën e shumicës kemi treguar se mund të çojmë përpara kauzën tonë, me veprën tonë ndërkombëtaruizuese i kemi bërë çamët të ndihen krenarë për atë që janë. Sot ky testament i të parëve ka marrë formën e rezolutës. Sot ky tekst është në dritën e diellit dhe rrit përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur, bazohet mbi konventën europiane të të drejtave të njeriut. Ata që na kanë kritikuar të paktën sot të gjejnë vullnetin të mbështesin rezolutën tonë. Është një akt bashkimi jo akt ndarje. Deputetët të korrigjojnë turpin e vjetër dhe të dalin ballëlartë nga dyert e Kuvendit”, deklaroi Idrizi.
Në vlerësimin e tij, rezoluta është një dokument që konsiston në fqinjësinë e mirë. “Nuk pretendojmë ndryshime territoriale por të jetojmë si fqinjë të mirë. Rezoluta është një akt kujtese sepse partitë e mëdha politike e kanë harruar çështjen çame. Ne duam që atë ta firmosin të gjithë, të majtë e të djathtë, myslymanë e të krishterë. Kjo është rezolutë e shqiptarëve, dhe si e tillë do të paraqitet në parlament, dhe kam besimin se parlamenti do ta votojë”, u shpreh Idrizi, gjatë fjalës së tij.