Idrizi-Dule debate në Kuvend për çamët dhe minoritetin

PDU dhe PBDNJ-ja janë përfshirë në debate të ashpra me njëra tjetrën. Ka qenë fillimisht deputeti i PDU-së Dashamir Tahiri ai i cili e akuzoi Dulen si antikombëtar e antishqiptar. Sipas Tahirit, Dule duhet dërguar për ndjekje penale.
Ndërkaq, Vangjel Dule deklaroi se PDU-ja është në krizë elektorale dhe për këtë arsye përbalt PBDNJ-in se mendon se kështu do të fitojë elektorat.
Pas kësaj menjëherë ka replikuar Shpëtim Idrizi i cili bëri përgjegjëse PS-së që ka pranuar brenda gjirit të saj PBDNJ-në pas largimit nga Berisha.
Sakaq Dule ka nisur replikën me Idrizin por për shkak të toneve të larta të debatit në sallë, kryeparlamentaria është detyruar të ndërpresë seancën parlamentare.