E Diel, 1 Nëntor 2026

Varret ne Boboshtice i akuzuari Omonia me pagoi

Punetori ndaj te cilit ka nisur ndjekja penale per dhunimin e varrezave te Boboshtices ka pohuar para grupit hetimor se eshte porositur dhe paguar nga Omonia per te kryer veprimet e ndertimit te shkallares dhe bazamentit prej betoni ne varrezat e Boboshtices.

Burime te prokurorise se rrethit por edhe te policise kane konfirmuar se Alqi Koroveshi ka thene gjate marrjes ne pyetje se eshte kontaktuar nga perfaqesues te Omonia-s e cila do te kryente ne investim ne varrezat e Boboshtices per ndertimin e rruges.

Punetori nga fshati Polene ishte i vetmi qe u mor ne ndjekje penale nga policia pas verifikimeve te para ne lidhje me dhunimin e varrezave te Boboshtices. Prokuroria ka zgjeruar grupin hetimor dhe pritet te merren ne pyetje dhe te perfshihen nen hetim edhe perfaqesues te kesaj organizate. Vete punetori qe ka bere punimet ka refuzuar te pergjigjet ne rast se ka pare eshtra gjate kohes qe ka qene mbi varreze per te bere shtrimin e betonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›