E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco LSI ska vendim per dekretet e Topit

/ /

Ne nje interviste per gazeten Panorama nenkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI-se Nasip Naco shprehet se LSI ende nuk ka nje qendrim mbi votimin e 7 dekreteve te Presidentit Topi per ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Ai thote se votoi abstenim ne Komisionin e Ligjeve por qe ende nuk ka nje vendim perfundimtar si force politike se cfare qendrimi do te mbahet perfundimisht ne Kuvend. Naco flet edhe per debatin mbi Piramiden si dhe per situaten politike ne vend.
Zoti Naco neser sot nuk eshte parashikuar qe te kete votim per dekretet e Presidentit per ne Gjykaten Kushtetuese ne Kuvend. A mund te na thoni pse
Normalisht diten e hene kane kaluar ne Komisionin e Ligjeve. Jane perfunduar relacionet. shte me shume ceshtje teknike qe sjane paraqitur ne kohe per tu futur ne rendin e dites ne seance plenare. Ska asnje lloj problemi tjeter.
Partia Demokratike nen iniciativen e deputetit Gumi ka paraqitur nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese per interpretim ne lidhje me menyren e perzgjedhjes se kandidateve Kjo kerkese mund te pezulloje proceduren per dekretet e tjera
Zoti Gumi e ka paraqitur edhe ne Komisionin e Ligjeve kete kerkese ne momentin qe po shqyrtoheshin relacionet per kandidatet. Kjo eshte nje gje qe do te shqyrtohet nga Gjykata por ende nuk jam ne dijeni per kete iniciative. shte nje kerkese qe do te ndjeke proceduren e zakonshme qe parashikohet dhe pastaj ne do te shprehemi me pas si dhe per qendrimin qe do te mbajme ne raport me kete kerkese. Nuk besoj se kjo e pengon votimin e dekreteve por eshte nje kerkese e drejte qe Gjykata Kushtetuese te shprehet per mandatet e anetareve te saj. shte ceshtje qe eshte shkelur ne vite por smund te lejojme qe te shkelet serish. shte nje kerkese e drejte ne mendimin tim.
Ju personalisht votuat abstenim per relacionet e kandidateve te Presidentit Topi ne Komisionin e Ligjeve. Ky qendrim eshte edhe i LSI-se per dekretet e Presidentit
Jo ky nuk eshte qendrimi i LSI-se. shte qendrimi im personal pasi u njoha me permbajtjen e relacioneve. Nuk ka te beje me menyren e votimit. Aty ka terma dhe shprehje te ndryshme qe ne logjiken time nuk qendrojne per aq sa kam konstatuar une per kandidatet te cilet kane ardhur ne Komisionin e Ligjeve. Ne do ti shikojme me qetesi edhe njehere relacionet te dhenat e avokateve etj. do ti diskutojme me pjesetaret e grupit parlamentar te LSI-se dhe do te mbajme nje qendrim ne seance. Votimi ne seance ashtu sic e dini eshte ndryshuar me rregullore qe eshte i hapur dhe ai eshte i hapur e nominal gje per te cilen kemi qene dakord edhe ne. Vota ime do te jete e hapur e publike dhe do te merret vesh nese do te jete pro abstenim apo kunder.
Pra LSI-ja ende nuk ka nje vendim per votimin e dekreteve
Nuk ka sepse po njihemi me relacionin. Abstenova per momentin sepse nuk perputhej me qendrim tim. Por do ti shoh edhe njehere me qetesi dhe do te shprehem ne Kuvend. Nuk ishte nje qendrim perfundimtar por kishte te bente me relacionet qe u paraqiten.
Dje u mblodh komiteti shteteror per kompleksin e ri parlamentar qe pritet te ndertohet ne vend te Piramides. Nga ana tjeter Presidenti u shpreh se do te ishte me mire te kishte nje referendum per kete zgjidhje. Ju cmendim keni per kete
Pergjigjen time e keni te qarte. Une kam votuar edhe ne Parlament per ngritjen e ketij komisioni shteteror dhe eshte ceshtje ekspertesh pastaj e arkitekteve per ndertimin Parlamentit te ri ne ate vend qe pretendohet. Normalisht ngritja e nje Parlamenti te ri pavaresisht kostos qe ka eshte e nevojshme per memorien e ketij kombi per deputetet qe jane dhe do te vijne dhe per praktiken parlamentare. Nuk kemi pasur nje praktike te njohur parlamentare sepse kemi 20 vjet nje praktike demokratike. Sot ne jeten parlamentare ka nevoje per nje ndertese te re sic eshte ne te gjitha vendet normale te botes.
Debati eshte bere per Piramiden dhe per te kaluaren. Ju si LSI jeni dakord qe ajo te shembet
shte nje pyetje e kaluar besoj. Ne kemi votuar ne Kuvend edhe per vendin ku do te ngrihet ky Parlament. Vota jone ka qene me logjike te ftohte dhe aspak pasionante. Gjithe ceshtja eshte qe do te ngrihet nje institucion i cili do te qendroje ne vite. shte ceshtje ekspertesh pastaj qe nese mund ta ngrene mbi te apo duhet ta shembin. Une kam votuar politikisht qe te ngrihet Parlamenti i ri.
Partia Demokratike ka bere te ditur se i ka ofruar opozites qe te zgjedhe emrin e Avokatit te Popullit dhe ka per ta votuar ate. Ju si LSI e mbeshtesni kete iniciative
Sigurisht qe po. Kjo eshte pjese e zgjidhjes politike qe ka ndermarre maxhoranca per ti dhene Avokatin e Popullit e per ta votuar bashkerisht. Sigurisht me disa kritere te tilla qe te mos kete punuar apo te kete dhene vendime politike para viteve 90 te plotesoje disa standarde si per shembull te mos kete qene i denuar. I takon opozites tashme te zgjedhe Avokatin e Popullit. Jane perpjekjet e maxhorances per ta zgjidhur kete situate sic ka qene pjesa per ti dhene kryetarin e Komisionit Hetimor opozites. Por eshte pjese e zgjidhjes politike kjo sepse edhe ligjvenesi e ka vendosur qe duhet nje shumice prej 84 votash per te zgjedhur Avokatin e Popullit. Mendoj se opozita u gjet e papergatitur per kete oferte dhe reagoi jo ne natyren e vet. Nuk do te jete as ne seance dhe duket se kerkon kohe te reflektoje per kete oferte. Nuk e beme ne kembim te asgjeje por vetem ne kembim te stabilitetit te institucioneve sic eshte ne rastin konkret ai i Avokatit te Popullit.
LSI pranoi deputetin Tavo nga PS. Ju do te pranoni deputete te tjere te pakenaqur nga opozita
Ne e mirepritem zotin Tavo. Ne nuk bejme diversion per te blere apo per te marre deputete nga PS por realisht jemi te hapur qe cdo deputet i cili e ndjen veten te majte ne jemi te hapur te jete anetar i LSI-se dhe do te jete kjo nje vlere e shtuar. Jane te mirepritur edhe te tjere por pa bere diversion tek PS.
eshtja Prifti konsiderohet e mbyllur ne LSI Dje pati nje deklarate nga ILDKP ku hidhe dyshime per pasurine e tij...
Une nga zoti Prifti degjoj vetem deklaratat e tij qe ben ne media. Nuk e kam degjuar dhe nuk e kam pare ne Kuvend gjate ketyre seancave qe mund te deklaroje largimin nga grupi yne parlamentar. Ai mund te diskutoje ne Parlament qe mund te jape nje gjykim per te. Deri tani kane qene vetem deklarata mediatike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›