E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti dhe vota pro dekreteve deputetet i kerkojne llogari Rucit

/ /

Nje qendrim i tille nuk ishte diskutuar dhe marre me pare nga deputetet. Ka qene nje numer jo i vogel deputetesh te cilet dje kane shprehur rezervat e tyre lidhur me rikthimin e tyre ne Kuvend pa marre asnje reagim dhe pergjigje nga maxhoranca ndaj gjashte kushteve te vena nga opozita. Kryetari socialist Edi Rama nuk ishte prezent ne mbledhjen e djeshme as sekretari per ceshtjet ligjore Fatmir Xhafaj. Ruci ka kerkuar qe ne seancen e sotme nese do te perfshihen ne rendin e dites te votohen dhe dekretet e presidentit per Gjykaten Kushtetuese. Deputeti Bashkim Fino ka kerkuar qe kryetari socialist te marre pjese rregullisht ne mbledhjet e grupit parlamentar duke i cilesuar ato mjaft te rendesishme. Por ai ka kerkuar dhe funksionimin e kryesise e cila sipas tij duhet te marre vendimet politike. Pyetja kryesore qe ngriten deputetet dje e cila ishte pothuaj e perbashket per te gjithe ishte se perse veprimet e fundit te kryetarit socialist si vajtja surprize ne tryezen e thirrur nga Kryeministri Berisha per reformen zgjedhore apo dhe ne Komitetin Shteteror per kompleksin parlamentar eshte bere pasi me pare ishte vendosur se nuk do te shkohej dhe nuk do te merrej pjese. Ndersa lidhur me voten per dekretet e presidentit deputetet socialiste jane shprehur se ata kane humbur shansin e mire per te votuar dekretet e meparshme qe ishin shume me lart nga cilesia profesionale. Deputetet kane kerkuar qe ne grupin socialist te vendoset gjithcka qe nga qendrimi ndaj Parlamentit por dhe qendrimi per ceshtje qe kane lidhje me reformat. Madje deputeti Sajmir Tahiri eshte shprehur se PS duhet te rishikoje marredhenien e kushtezuara me Parlamentin. Sipas tij kushtezimi i votes duhet bere vetem per ligjet qe kerkojne 84 vota ndersa per ligjet e tjera te votohet kunder pas propozimeve dhe debateve ne komisione dhe seance. Debatet e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS

Gramoz Ruci Mbledhja e kryetareve nuk ka perfshire votimin e dekreteve te presidentit per Gjykaten Kushtetuese. Jozefina do mundohet ti perfshije ato ne varesi te kuorumit. Ne duhet te marrim pjese ne votimin e tyre. Per Fatmir Hoxhen votoni si te deshironi ndersa tre te tjeret duhet ti votojme.
Arben Isaraj Me kot diskutojme per ligje ne Parlament kur ne nuk kemi linjen tone. Nuk po kuptojme nese jemi ketu per te marre vendime apo vetem per te diskutuar. Ne vendosem te gjithe qe sdo marrim pjese ne tryezen e thirrur nga Berisha per reformen zgjedhore ndersa kryetari shkon ne tryeze. Ne kerkuam nga Jozefina qe Parlamenti te anuloje votimin per kompleksin e ri parlamentar sepse nuk plotesoi procedurat parlamentare kryetari dhe ju shkuat ne komitetin shteteror per kompleksin duke hedhur poshte kerkesen qe bere vete per anulimin e votimit ne Parlament dhe per te ligjeruar kete komitet. fare kuptimi ka kjo
Gramoz Ruci Vajtja jone ne tryeze dhe ne komitetin shteteror per Parlamentin e ri ishte per te bere te qarte qendrimin tone dhe per ta shprehur aty per te mos i dhene hapesire Berishes qe edhe para nderkombetareve te thote vazhdimisht qe opozita bojkoton.
Bashkim Fino Jane bere disa veprime jashte vendimit tone si grup kemi vendosur se nuk do shkojme ne tryezen e reformes zgjedhore kryetari shkon per votimin ne Parlament per piramiden kerkuan anulim kurse kryetari shkon. Do ishte mire qe kryetari te merrte pjese ne mbledhjet e grupit parlamentar sic ben dhe Berisha sepse grupi i deputeteve eshte shume i rendesishem per jeten e partise. U largua Vangjel Tavo nuk patem asnje diskutim dhe informim ne grup jane larguar dhe deputete te tjere nuk eshte bere asnje analize. Nuk kuptoj pse nuk mblidhet kryesia qe te kete nje vendimmarrje politike te Partise. eshtja Tavo do ishte mire te qe diskutuar ne grup qe te mos arrihej ne deklarata ultimative. Por te gjithe duhet te kemi parasysh se pertej percaktimit ligjor per mandatin mandati moralisht dhe politikisht nuk eshte personal por ai eshte i PS-se dhe ai smund te shperdorohet apo te perdoret si prone private. Ne te gjithe kemi dale deputete nga lista dhe sigla e PS-se.
Gramoz Ruci Une e kam ndjekur nga afer problematiken qe ngre Vangjel Tavo madje isha ne Gjirokaster dhe i takova te gjitha palet pretenduese. Problematika qe ngre Vangjeli dhe menyra se si e ngre nuk qendron pasi ai smund te vere ultimatume dhe kushte. Kjo problematike ekziston pothuaj ne shume zona ku nuk arrijne te merren vesh mes tyre kreu i PS me kryetarin e bashkise apo dhe me deputetin por kjo zgjidhet brenda partise dhe jo me deklarata mediatike dhe ultimatume.
Andis Harasani Shkuam heren e fundit ne Parlament vure 6 kushte dhe the se po dalim jashte pasi eshte vendimi i PS. Kur e vendosem ne sepse une nuk di te kete nje vendim te tille Ti smund te vendosesh per te gjithe PS-ne une e konsideroj si vendim tendin personal. Here tjeter nese behet nje veprim i ngjashem une nuk do dal jashte por do qendroj ne salle. Ketu ka pasur nje hile se kur diskutuam ne mbledhjen e fundit u diskutua vetem per 60 minuteshin ndersa ti e kishe marre vendimin per te dale nga seanca. Perse nuk e diskutove me ne Une po i quaj te drejta 6 kushtet qe u vune ne seancen e kaluar. Une pyes cili prej ketyre kushteve u plotesua qe ne te hyjme ne seance neser Pse ne duhet te votojme sot kandidatet per ne Gjykaten Kushtetuese fare ka ndryshuar qe ne duhet te hyjme ne votim Kandidatet e meparshem omo apo dhe te tjere ishin shume me cilesore nga kandidatet aktuale. Nuk me pelqen fakti se sa here ka votim per gjykata ne Parlament PS hyn ne votim.
Ditmir Bushati Qendrimi yne duhet te jete konsekuent te mos kemi luhatje dhe dy standarde. Ne sduhet te dalim nga sistemi por te rrime brenda qe ta kontrollojme ate. Gjithashtu mendoj se votimi per dekretet e gjyqtareve duhet qe te balancoje qendrimin tone per Gjykaten Administrative duke tentuar te permiresojme keshtu raportet me partneret tane strategjike.
Gramoz Ruci Ligji per Gjykatat Administrative ka probleme juridike dhe kete e kane pranuar dhe partneret. Berisha kerkon te vere nen kontrollin e tij edhe Gjykaten Administrative sic po ben dhe me gjykatat e tjera. Ne sduhet tia japim kete luks.
Shega Ligori Ne jemi force qe duam te vijme ne qeverisje ne duhet te tregojme forcen se mbi ckritere duhet te ndertojme institucionet e pavarura kushtetuese sic jane Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Larte. Pra mbi ckritere ne duhet te votojme keta persona Qendrimi yne ndaj ketyre kandidaturave duhet te jete i rezervuar pasi ne refuzuam te votonim dekretet e meparshme qe ishin shume me lart nga cilesia profesionale sic ishte rasti i Vangjel Kostes apo Sokol omes. Duke folur nga pozita e politikanit mendoj se nuk duhet te qendrojme neutrale pasi emrat qe vijne jane me shume te emeruar politike te cilet do te ulin jashtezakonisht cilesine e gjykatave qe do te duket qarte ne vendimmarrjet e tyre te ardhshme.
Sajmir Tahiri Duhet te votojme per dekretet e presidentit per Gjykaten Kushtetuese. Po te jete per mua ndoshta ka ardhur momenti te shohim marredhenien e kushtezuar me Parlamentin. Te gjithe ne komisione te bejme diskutime dhe amendime dhe kete gje ta bejme dhe ne seancen parlamentare duke votuar kunder te gjitha nismave te qeverise. Kushtezimin tone me Parlamentin ta lidhim vetem me ligjet qe kerkojne 84 vota.
Erion Brace fare ndryshimi kane dekretet e para nga keto qe na paraqiten tani dhe pse duhet te votojme sot Ne nuk duhet te operojme me te tilla standarde. Duhet te percaktojme qarte nje strategji tonen qe nuk ndryshon nga deklarata e dites. Per kete duhet te funksionojne dhe forumet te mblidhet kryesia dhe te marre vendime politike sic eshte bere gjithmone ne te shkuaren.
Valentina Leskaj Nuk jam e qarte se perse nuk u votua ligji per Gjykatat Administrative Ne duhet te kemi nje raport me te mire me partneret strategjike. fare ka ndryshuar ne qendrimin tone ndaj maxhorances per te votuar emrat e presidentit per Gjykaten Kushtetuese
Gramoz Ruci Qendrimin tone te kushtezuar ne nuk e kemi me presidentin por me qeverine.
Damian Gjiknuri Vendimet qe merren ne emer te grupit disa i dine disa nuk i dine prandaj here tjeter kur merret nje vendim ai te jete sa me i hapur dhe sa me i diskutuar.
Taulant Balla Ne e beme te qarte ne mbledhjen e kaluar se do te marrim pjese vetem ne 60 minutesh dhe kjo u kuptua per qendrimin e metejshem.
Arta Dade Une shyqyr qe kam Taulantin ne nje bange qe marr vesh se cfare qendrimi do te mbaje grupi dhe PS-ja sepse ne mbledhjet e grupit nuk vendosim asgje.
Albert aci Nuk shoh arsye qe te votojme sot kandidatet e presidentit per Gjykaten Kushtetuese pasi asgje ska ndryshuar ne qendrimet e maxhorances ndaj kerkesave te opozites.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›