E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vlora do të shpërndajë frymën e fitores

Kryetari i PS Edi Rama, gjatë mbylljes së fushatës elektorale në Vlorë, deklaroi se zgjedhjet jane rezultati perfundimtar, per ti dhene fund qeverisjes, me në krye Sali Berishen, i cili ka ofenduar qytetin.

“Saliun keni kohë që e keni hequr nga llogaritë tuaja, por nuk mund të ri pa e thënë se Saliu dhe këtë herë e ka fyer rëndë Vlorën, duke nxjerrë atë kandidatin e tij. E ka fyer Vlorën duke thënë se ju jeni të parët, e duke ju vënë përpara, për tju vënë mbrapa”.

Në takimin mbështetës për Shpëtim Gjikën, kreu opozitar nuk ka lënë pas dhe ironitë duke sulmuar edhe kandidatin për kryebashkiak të Korçës duke e quajtur si qoftexhi.
 

“Saliu ka shkuar aq larg këtë herë sa ka fyer edhe Kamzën e cila e ka votuar besnikërisht, dhe u ka lënë dikë që nuk kujdeset aspak për qytetarët. Por kandidatët nuk e kanë fajin, fajin e ka Saliu, ai shton presionet sepse Saliu ka përditë e më shumë frikë për 8 majin”, u shpreh kreu opozitar.
 

Me projekte të cilat janë shtruar gjatë një muaji, Rama tha se Vlora do të shpërndajë frymën e fitores.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›