Rreth 1400 familje të ngujuara nuk do të marrin pjesë në votime
05/05/2011 Anëtarët e KQZ theksojnë se nuk ka ndonjë plan për këtë kategori personash
KQZ: Të ngujuarit duhet të bëjnë aplikimin për regjistrim në njësitë vendore
Janë rreth 1400 familje të ngujuara, të cilat nuk do kenë mundësi të marrin pjesë në votimet e së dielës në garën për bashki dhe komuna në rang vendi. Për këto familje, pjesëtarët e të cilave kanë të drejtë vote, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ndonjë program të posaçëm në mënyrë që edhe këta persona të ushtrojnë të drejtën e votës. Është ky pohimi i bërë për gazetën nga anëtarët e KQZ-së, të cilët u shprehën se hartimi i një plani masash për këta njerëz bëhet fillimisht me regjistrimin e tyre në njësitë vendore që ata u përkasin. Dy anëtarët e KQZ-së, Hysen Osmanaj dhe Klement Zguri, të kontaktuar dje me telefon, theksuan se Komisioni nuk ka ndonjë plan të veçantë për këta njerëz, madje bëjnë me dije se nuk është paraqitur asnjë ankesë apo kërkesë për t’u shqyrtuar në KQZ. “Njerëzit me probleme gjakmarrjeje, të cilët janë të ngujuar, në rast se dëshirojnë të votojnë, më parë duhet të bëjnë regjistrimin e tyre në njësinë vendore së cilës i përkasin, më pas është kjo e fundit që paraqet në KQZ një kërkesë me shkrim, ku theksohen dhe detajet e gjendjes së tyre sociale”, - sqaroi Osmanaj. Më tej ai bëri me dije se pas dorëzimit të kërkesës së njësisë vendore KQZ-ja me anë të inspektorëve të saj bën vërtetimin e pretendimeve për këtë kategori personash. Por pavarësisht shpjegimit teorik të çështjes, Osmanaj theksoi se KQZ-ja nuk ka shqyrtuar asnjë rast të këtij lloji dhe nuk ka dijeni për ekzistencën në KQZ të ndonjë kërkese të tillë.
E drejta e votës
“Nuk di që KQZ-ja të ketë shqyrtuar ndonjë kërkesë të këtij lloji, po nëse do ketë, patjetër që do tregohemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë edhe kësaj kategorie, në mënyrë që dhe këta njerëz të pjesë aktive në proceset vendimmarrëse të vendit. Mbi të gjitha është një e drejtë legjitime e tyre që të ushtrojnë të drejtën e votës”, - përfundoi anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj.
peli për politikën i ish-presidentëve
“Shmangni bllokimet e votimit apo numërimit më 8 maj”
Ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani u kanë bërë apel forcave politike që më 8 maj të shmangen tentativat për bllokimin e votimit apo të numërimit të votave. Në tryezën e organizuar nga Forumi Civil ata kanë shprehur shqetësim për klimën e tensionuar të fushatës dhe incidentet që kanë shoqëruar atë. “Të shqetësuar nga klima e përgjithshme e të bindur se zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe paqësore do të jetë një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ne anëtarët e forumit si qytetarë, intelektualë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, u bëjmë thirrje udhëheqësve të koalicioneve garuese në zgjedhje që t’u kërkojnë me forcë militantëve të tyre përkatës që të mos shkaktojnë incidente dhe bllokime të votimit apo numërimit të votave”, - deklaroi dje ish-presidenti Moisiu.
jedhjet dhe situata politike
Ambasadorët Arvizu, Volfart e Sekui mblidhen në një tryezë
Tre ambasadorët kryesorë perëndimorë të akredituar në Tiranë zhvilluan dje një takim mes tyre vetëm pak ditë para votimeve për zgjedhjet lokale të 8 majit. Bashkëbisedimi në tryezë është thirrur nga kreu i delegacionit të Komisionit Evropian Etore Sekui. Të pranishëm përveç ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu e atij të OSBE-së Eugen Volfart edhe kryediplomatët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Konsulta e faktorit ndërkombëtar ka pasur në qendër ecurinë e përgatitjeve për procesin elektoral dhe kontaktet intensive për të bindur aktorët kryesorë politikë që të zhvillojnë një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjatë këtyre ditëve tre ambasadorët kanë zhvilluar takime me krerët më të lartë në vend, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi klimën politike të krijuar së fundi, sidomos nga incidentet e ndodhura në këto ditët e fundit të fushatës elektorale. Ambasadori Arvizu në një takim që zhvilloi me kreun e LSI-së ka vlerësuar më të rëndësishme mbarëvajtjen e procesit zgjedhor se rezultatin e kandidatëve në këto zgjedhje vendore.