E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Zgjedhjet në PD të bëhen me “një anëtar një votë

“Procesi i reformimit të PD-së duhet të fillojë të realizohet nëpërmjet analizave të hapura e realiste dhe debateve demokratike që duhet të zhvillohen nga baza e partisë deri në lidershipin e saj, nëpërmjet decentralizimit dhe ndarjes së mandateve, si dhe zgjedhjeve demokratike, duke u bazuar në konkurencën e lirë dhe të ndershme, në konkurencën e vlerave dhe të kontributeve, e alternativave dhe të programeve, konkurencë që mund të realizohet nëpërmjet zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, theksoi Biberaj. 

“Është tepër e domosdoshme që PD-ja, 19 vjet pas themelimit të saj nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90, si dhe duke pasur parasysh faktin se tashmë jemi vend anëtar i NATO-s dhe aspirojmë për anëtarësim në BE, të ketë një lidership të zgjedhur me parimin ‘një anëtar, nje vot뒔, nënvizon Biberaj.

Ai gjykon se zgjedhja e lidershipit të PD-së me parimin “një anëtar, një votë”, përveç implementimit të një konkurencë reale në parti, do të gjallëronte së tepërmi edhe strukturat e PD-së, pasi demokratët e mbarë Shqipërisë do të ndjeheshin të respektuar dhe të motivuar nëpërmjet votimit direkt për lidershipin e tyre, shprehje kjo e demokracisë direkte në  parti.

 "Aplikimi i këtij parimi do të rriste ndjeshëm demokracinë dhe transparencën brenda partisë, do të çlironte shumë energji pozitive dhe do të krijonte një klimë bashkëpunimi dhe uniteti, gjë kjo tepër e dosmosdoshme për të përballuar sfidat e kohës, por dhe për të shmangur frymën klienteliste, klanorë apo nepotiste, që mbizotëron jo rrallëhere në politikën shqiptare", vijoi më tej.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›