Idrizi: Parlamenti rezolutë për çështjen çame

Ai tha në Kuvend, se ky 10 vjetor i shtetit shqiptar duhet të na gjejë me më shumë kurajë politike dhe njerëzore.
“Si parti kombëtariste, PDIU-ja nuk i ngjan partive me sfond racist të vendit fqinj, të cilët jo thjesht imitojnë nazistët si paraardhësit e tyre të Luftës së Dytë, por kanë dhe programe çlirimi të Shqipërisë nga shqiptarët. Ndryshe nga këto forca, PDIU, nacionalizmi shqiptar është një patriotizëm pro Evropës, pro BE-së. Çdo hap i kombit shqiptar drejt BE-së, është një hap drejt barazisë së kombeve në Ballkan”, tha ai.
Idrizi shtoi se ka ardhur koha që Greqia të kuptojë se asnjë e keqe, nuk i vjen sot prej kombit tonë, prej bashkëjetesës me shqiptarët. “Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e gjenocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në agjendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike. Ndaj ne mendojmë se ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një Rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në agjendën tonë kombëtare”, vijoi.
Idrizi tha se PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë parlamentin ta miratojë rezolutën, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve Shqiptare anembanë kombit. /S.Ll/Start/
2012-06-28 15:09