E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranohet kërkesa për referendum kundër plehrave

Pas dy ditë shqyrtimi të kërkesës, KQZ, me 6 vota pro, vendosi sot ta konsiderojë të rregullt

dokumentacionin e paraqitur nga grupi nismëtar i AKIP, që kërkon mbajtjen e një referendumi me qëllim shfuqizimin e dy neneve të ligjit "Për menazhimin e integruar të mbetjeve".

Pas miratimit të p/vendimit, KQZ, sipas ligjit do ia përcjellë kërkesën për referendum Gjykatës Kushtetuese më 3 janar 2013, e cila më pas do marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj.  Nga ana e saj, Gjykata Kushtetuese duhet të japë përgjigje brenda dy muajve dhe më pas vendimi i dërgohet Presidentit të Republikës. Kreu i Shtetit detekton datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.

Kjo do të thotë se të paktën për një vit nuk mund të zhvillohet ky referendum, edhe nëse Gjykata Kushtetuese i jap dritën jeshile. Gjithashtu, për vendimin e sotëm të KQZ-së do të njoftohet dhe kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

Në nëntor 2011, Aleanca kundër Importit të Plehrave depozitoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i miratuar në Kuvend në shtator 2011.

 Sipas grupit nismëtar, dy nene të këtij ligji (22 dhe 49) lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar.  /Start/

                                                                                             2012-06-28 14:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›