Lexues optikë për pasaportat biometrike

Këto lexues do të ndihmojnë në përshpejtimin e procedurave dhe ofrimin e një shërbimi në kohë e me cilësi për qytetarët veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, ku pritet një fluks i shtuar i lëvizjes përmes pikave të kalimit kufitar.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ishin të pranishëm dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së Z. Eugen Wollfarth, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Z. Burgaj evidentoi ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen permanente që prezenca e OSBE-së në Tiranë i ka ofruar në vijimësi institucionit të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të saj, si dhe rëndësinë e donacionit të sotëm.
“Policia e Shtetit për vite me radhë ka qenë dhe vazhdon të jetë përfituese e drejtpërdrejtë e donacioneve të ofruara nga institucioni juaj. Veçanërisht i rëndësishëm ka qenë kontributi i Prezencës së OSBE-së dhe përfaqësuesve të saj në Shqipëri për reformimin e Policisë së Shtetit, hartimin e përmirësimin e legjislacionit, trajnimin e oficerëve të policisë, si dhe akordimin e pajisjeve të ndryshme logjistike.
Donacioni i radhës përbëhet nga 10 lexues optik të pasaportave biometrike. Mendoj që është në kohën e duhur dhe në shërbim të plotë të qytetarëve shqiptarë të përmirësimit të cilësisë së shërbimit policor nga policia e kufirit dhe sigurisht do të jetë një nga kontributet më të mira për të hequr dhe minimizuar kohën e qëndrimit në kufi.” – u shpreh Z. Burgaj.
Po ashtu Z,. Burgaj shprehu bindjen se mbështetja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për Policinë e Shtetit do vijojë përsëri, pasi do vijojnë shërbimet më cilësore ndaj qytetarëve, jo vetëm për rendin e sigurinë në vend, por duke dhënë kontributin tonë edhe më tej në rajon e më gjerë.
“Tashmë kemi fituar besimin e duhur në publik, kemi fituar besimin e duhur tek partnerët tanë ndërkombëtar e jam i sigurt e ju garantoj që do vijojmë reformat deri në përmirësimin e plotë të gjithë standardeve që i takojnë Policisë së Shtetit. Ju garantoj gjithashtu se kontributi juaj do vihet menjëherë në shërbim të qytetarëve shqiptarë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit nga ana jonë”, theksoi Burgaj. Ndërkohë Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cilësoi këtë aktivitet një shembull të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe Policisë së Shtetit, dhe duke ju referuar rëndësisë së donacionit të kryer gjatë ditës së sotme theksoi:
“Garantimi i duhur i sigurisë së kufirit kërkon profesionistë të përkushtuar me mbështetjen dhe kapacitetet e nevojshme operacionale. Edhe ndihma e ofruar nga teknologjitë e avancuara është thelbësore në ditët e sotme për një menaxhim modern të kufirit, për t’i bërë ballë kërcënimeve të shumta si krimi i organizuar, duke mundësuar njëkohësisht progresin njerëzor dhe ekonomik që buron nga lëvizja e lirë dhe e sigurt e njerëzve dhe mallrave. Dorëzimi i sotëm i 10 pajisjeve lexuese të pasaportave biometrike së bashku me trajnimin përkatës është një kontribut i rëndësishëm për të përmirësuar edhe më tej operacionet e kryera në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit. Këto pajisje dhe operuesit e tyre do të ndihmojnë në reduktimin e orëve në pritje në kufi dhe në ofrimin e një shërbimi më të mirë e të sigurt. Jam i sigurt që ky kontribut vjen në kohën e duhur, nëse marrim parasysh faktin se po afron edhe piku i sezonit turistik të verës 2012”, u shpreh Wollfarth.
Po ashtu, Wollfarth gjatë fjalës së tij vlerësoi punën e bërë nga Policia e Kufirit dhe Migracionit, si dhe bashkëpunimit e vendosur ndërmjet Policisë së Shtetit dhe policive të vendeve të rajonit, veçanërisht të vendeve fqinje. “Shkëmbimi i informacionit dhe praktikave më të mira midis profesionistëve të kufirit sjellin një siguri më të madhe dhe një shërbim më të mirë për të gjithë ne në të dyja anët e kufirit”, evidentoi Wollfarth. /Start/
2012-06-28 14:47