Minatorët: Do t`i rikthehemi protestave
Rinisin trazirat në Bulqizë, nuk është bërë ende një muaj që nga fillimi i punës dhe rreth 72 minatorë të Bulqizës paralajmërojnë se do t`i rikthehen protestave nëse nuk do të paguhen.
Minatorët thonë se nuk janë paguar nga ACR, por kjo e fundit i ka kaluar kompetencat nën-kontraktorëve, duke i thënë se janë këta që duhet të bëjnë pagesat.
Në këtë situatë të vështirë minatorët paralajmërojnë rikthimin e protestave, të cilat pezulluan punën në minierë për gati 3 muaj. Sipas minatorëve ACR nuk po respekton marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë dhe nëse situata do të vazhdoj të mos gjejë zgjidhje atëherë, ata do t`ju rikthehen sërish grevave.