E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Shqiptarët të jenë krenar për kombësinë e tyre

BERAT- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka vijuar turin e tij “Ji krenar që je shqiptar” në qytetin e Beratit.

Idrizi theksoi se amendamentet e forcës politike që ai drejton u kanë dhënë fund abuzimeve me kombësinë, pasi asnjë shqiptar nuk mund të deklarohet më si përfaqësues i një kombësie tjetër.

“Amendamentet tona në kushtet kur ne nuk kishim mundësi reale ta bllokonim tërësisht vendosjen e këtyre dy pyetjeve ishin mundësia dhe zgjidhja e vetme. Sot ne mund të themi me gojën plot se amendamentet e partisë sonë në Parlament i frenuan orekset shoviniste për të rihapur cështje fiktive minoritetesh, pasojat afatgjata të të cilave do të ishin negative dhe të paparashikueshme”,- deklaroi Idrizi.

Idrizi ka bërë thirrje që shqiptarët të mos pranojnë ashtu sic të parët e tyre që të ndryshojnë kombësinë dhe fenë.

“Gjithë shqiptarët e camërisë e dimë dhe e ndjejmë më fortë se sa të tjerët se cfarë do të thotë futja e këtyre dy pyetjeve dhe se sa e rrezikshme që është. Sepse të parët tanë, prindërit tanë, gjyshërit tanë të afërmit tanë u vranë dhe u masakruan vetëm sepse nuk pranuan të ndryhojnë kombin edhe fenë. Ne si shqiptarë të camërisë i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve se si të gjithë të parët tanë u vranë pikërisht për të mos ndryshuar këto dy gjëra dhe shqiptarët sot të mos i ndryshojnë, por të dalin të deklarohen se janë krenar që janë shqiptar”- bëri apel kreu i PDIU Idrizi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›