Berisha Dik Marti te hetoje ne Shqiperi

Kryeministri ka ftuar hartuesin e raportit tendencioz dhe Gjykaten e Hages qe te hetojne
Kryeministri Sali Berisha ftoi Hagen qe te hetoje ne Shqiperi nese do te jete e nevojshme per zbardhjen e se vertetes rreth akuzave te raportuesit Dik Marti. Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave Berisha theksoi se qeveria do ti krijoje te gjitha lehtesirat EULEX-it te Kosoves dhe Gjykates se Hages.
Pavaresisht se EULEX ka nje mandat per shtetin e pavarur te Kosoves ne mirepresim plotesisht hetimin e tij sikunder zoti Minister i Drejtesise do ti drejtoheni Kryetarit te Gjykates Nderkombetare te Hages me nje leter te vecante me ane te se ciles ta ftosh e ta garantosh se pavaresisht se mandati i Gjykates eshte per krimet e luftes ne ish -Jugosllavi ne Shqiperi nuk do te kene as edhe pengesen me te vogel per cdo lloj hetimi - tha Berisha. Kreu i qeverise e cilesoi raportuesin Marti si nje avokat te papermbajtur i Serbise se madhe duke e akuzuar ate se ka fshehur gjenocidin e trupave serbe ndaj popullsise shqiptare ne Kosove.
Ky zoteri ka qene nje avokat i papermbajtur i krimeve te shemtuara mbi shqiptaret. Teza e tij kryesore ne KE te cilen e ka mbrojtur me fanatizem ka qene se ne Kosove nuk ka ekzekutore dhe viktima se nuk mund te pranohet qe serbet te jene ekzekutore dhe shqiptaret viktima.
Ky ka qene lajtmotivi i tij ndaj krimeve monstruoze te luftes. Se kush i shpernguli 1 milion shqiptare se kush e mbushi Kosoven me varreza masive se kush e mbushi Saven dhe Danubin me kufoma shqiptaresh kjo per Dik Martin nuk kishte rendesi - deklaroi kryeministri Berisha.