E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Per kredine problem kerkesa

/ /

Bizneset dhe familjet jane treguar te kursyera ne investime gjate vitit 2010 kerkesa per kredi ka qene e ulet cka ka sjelle edhe nivel te ulet kreditimi. Banka e Shqiperise vlereson se sistemi bankar ne vend i ka te gjitha kushtet per te financuar ekonomine por kerkesa ne nivele modeste nuk e ka favorizuar aspak rritjen e kreditimit. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes dje beri te ditur dhe detajet lidhur me kete fundvit. Kredia per sektorin privat u rrit me 8.0 ne terma vjetore gjate muajit nentor ritme keto ne nivele te uleta historike. Problemi kryesor i cili kushtezon ecurine jo te kenaqshme te aktivitetit kreditues eshte kerkesa e ulet e bizneseve dhe e individeve. Banka e Shqiperise vlereson se me rikuperimin e kesaj kerkese sistemi bankar i ploteson parakushtet e nevojshme per te permbushur funksionin e tij te ndermjetesimit financiar ai mbetet nje sistem likuid si ne leke ashtu edhe ne valute dhe i mirekapitalizuar tha Fullani. Te vendosura perballe biznesi dhe familjet per te parin tendenca per tu kredituar ka qene me pozitive edhe pse e moderuar. Gjate vitit 2010 vihet re nje rigjallerim i kredise per investime biznesi e mbeshtetur edhe nga rritja e aktivitetit kreditues ne valute. Kredia hipotekare dhe ajo per konsum shfaqin nje ecuri te dobet tha guvernatori. Nderkohe lidhur me kushtet qe ofrohen aktualisht nga sistemi bankar per kredite guvernatori tha se ka ende mundesi per lehtesim te metejshem. Referuar tregjeve financiare kreu i BSH-se specifikoi se ato mbeten te qeta dhe te karakterizuara nga prime te uleta rreziku por theksoi se vihet re ulje ne interesin e depozitave ne leke. Norma e interesit ne tregun e kredive ne leke mbetet ne nivele te uleta historike nderkohe qe ajo ne tregun e depozitave ka shenuar renie te metejshme tha Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›