Greqia Burime nafte ne kufirin detar me Shqiperine
Gjate nje interviste te dhene per radion greke te internetit Real News ministri ka theksuar se ekspertet e vecante te kerkimeve te burimeve te naftes e kane cilesuar Greqine si nje vend te ngjashem me Lindjen e Mesme dhe qe burimi i ketij thesari eshte ndermjet ujerave territoriale te detit Jon qe lidh dy kufijte e Shqiperise me Greqine. Nje burim i tille- ka thene ministri grek- e ben Greqine nder vendet me te lakmueshme te nxjerrjes se naftes. Gjate intervistes Maniatis ka percaktuar edhe daten e fillimit te punimeve te nxjerrjes se arit te zi. Sipas tij ne kete zone brenda 18 muajve do te nisin punimet. Ministri grek e ka vleresuar kete zbulim te ri si nje eveniment te rendesishem jetik per te gjithe greket ne kete situate teper te veshtire qe gjendet shteti. Ai ka shtuar se ky burim do te jete nje frymemarrje ne zgjidhjen e krizes ekonomike greke. Zona ne fjale ku mendohet te jete thesari i naftes eshte ne pjesen kufitare te detit Jon. Marreveshja per ndarjen e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese dhe ne kete menyre nuk dihet akoma qarte se te kujt do te jene vendburimet. Nga ana tjeter gjetja e naftes dhe entuziazmi i autoriteteve greke lene hije dyshimi per insistimin e ketyre te fundit per votimin e marreveshjes. Sidoqofte pakti detar i vjetshem nuk u miratua dhe u hodh poshte dhe tani ndoshta shteti shqiptar do te jete me i durueshem per te firmosur. Sipas ministrit grek Maniatis gjate kesaj kohe Ministria e Mjedisit do te krijoje nje organ publik i cili do te ndermarre studimet dhe hetimet per gjetjen dhe nxjerrjen e naftes jo vetem ne detin Jon por ne te gjitha territoret ujore te Greqise. Gjuetia e thesarit te zi do te jete kryesisht ne zonat e Greqise perendimore dhe ne detin Jon ku ka indikacione se ka burime nafte. Perspektiva e nxjerrjes se naftes nga territoret greke duket se ka sjelle plot entuziazem ne kabinetin qeveritar me shpresen per te mbushur arken bosh te shtetit. Per kete ministri i Mjedisit Maniatis tha i kenaqur se agjencite qeveritare do te krijojne dhe te caktojne programin e punes per realizmin brenda 18 muajve te ardhshem. Ne kemi fuqi punetore ne vendin tone per te levizur menjehere dhe une mendoj se ne nje kohe prej rreth 18 muajsh ne kemi per te pare dhe rezultatet ekonomike. Qe pas krizes ekonomike ne Greqi autoritetet vendase per te zgjidhur problemet financiare kane kerkuar edhe ndihmen e fatit dhe jane vene ne kerkim te thesareve te nendheshme. Nje shembull i tille ishte dhe kerkimi i thesareve te shqiptarit Ali Pashe Tepelena ku qeveria greke lejoi nje sonde kerkuese te thesareve australiane qe te kerkonte ne zonat ku dyshohej.
MARKO CAKA