E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Ta çlirojmë Parlamentin nga presioni i Greqisë

Shoqata Çamëria dhe PDIU-ja kanë zhvilluar sot protestën e paralajmëruar para Parlamentit  për miratimin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame.

Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ndërsa i ka kërkuar kolegëve të tij deputetë të miratojnë rezolutën ka shtuar se Parlamenti I Shqipërisë duhet të çlirohet nga presioni grek.

“Ne kemi ardhur ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Sot është një ditë e madhe sepse kemi nisur rrugëtimin drejt Çamërisë sonë. Ne ndodhemi përpara Parlamentit që duket se është helmetik.  Të gjithë ne e kemi dëgjuar që Parlamentit është në presionin e Greqisë dhe ne kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve tha Idrizi.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›