E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe farërat bimore nuk shiten si duhet!

Duke nisur që nga muaji Korrik i këtij viti, AKU ka kryer 373 inspektime në shkallë vendi, nga të cilat 265 inspektime janë zhvilluar në fitofarmacite, 33 inspektime tek subjekte të tregtimit me shumicë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB), 67 inspektime tek prodhues dhe tregtues të Materialit Mbjellës dhe Shumëzues Bimor, 6 inspektime tek subjektet që tregtojnë plehra të përdorimit për bimësinë, etj.

Nga inspektimet e deritanishme janë  evidentuar një sërë problematikash të cilat kryesisht  konsistojnë mospërmbushja e kushteve teknike të përcaktuara në ligj, shitje në të njëjtin ambient të të gjitha plehrave dhe farave, lloji i ambalazhit, rrezikshmëria, etj, që nuk shoqërohen me paralajmërime.

“AKU dëshiron t’i bëjë thirrje operatorit të biznesit i cili merret me tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore të jetë mjaft i kujdesshëm dhe strikt në importin, tregtimin apo magazinimin e  këtyre produkteve, pasi nga ana e institucionit do të ketë inspektime të shpeshta periodike me qëllim garantimin e të gjithë zinxhirit, duke filluar që nga importi e deri tek përdoruesi i fundit që është fermeri”, tha drejtori i AKU, Genc Juka.

“Ajo që duam të bëjmë me dije është se duke i qëndruar pranë operatorit të biznesit me anë të këtyre kontrolleve ne arrijmë të garantojmë plehra kimikë, Preparate të Mbrojtjes së Bimëve, fidanë dhe farëra të sigurta brenda parametrave teknikë duke bërë që fermeri shqiptar të jetë rezultativ dhe të ofrojë në tryezën e konsumatorit produkte bujqësore të sigurta”, shtoi më tej ai. /Start/

                                                                                             2011-10-06 13:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›