Maliq- Zhvillohet për të pestin vit panairi i ëmbëlsirave
Korçë- Tradita e prodhimit të sheqerit edhe këtë herë nuk është harruar nga banorët e qytezës së Maliqit në Korçë.
Atje është zhvilluar sot për të pestin vit panairi i ëmbëlsirave ku ka patur gatime nga më të shumllojshmet.
Ato janë gatuar si nga vetë banorët e qytetit por edhe nga pastiçeritë e pakta që ndodhen aty.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë është gatuar edhe një tortë e përmasave të mëdha, e cila ka pasur në qendër të saj flamurin tonë kombëtar.
Po sot është përkujtuar edhe 60- vjetori i Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka”, dhe me këtë rast janë nderuar me tituj dhjetra artistë.
/IDEA/