Admirali i NATO-s vizite ne Tirane
Komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet NATO SACEUR Admiral James G. Stavridis do te jete neser ne Shqiperi per nje vizite dyditore. Lajmi behet i ditur nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes e cila njofton gjithashtu se admirali do te jete i shoqeruar nga nje ekip prej 18 vetash duke perfshire edhe bashkeshorten e tij Laura Stavridis. Vizita ka gjase te kete nje rendesi te vecante po te marresh ne konsiderate jo vetem perberjen e delegacionit por edhe axhenden e saj si dhe vendet qe jane caktuar per tu vizituar. Takime me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami kryetarin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare Leonard Demi shefin e Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Maksim Malaj jane primare dhe pritet te diskutohen ceshtje me interes per FARSH ceshtje te sigurise nderkombetare rajonale e kombetare si dhe kontributi i FARSH-se ne misionet jashte vendit. Nje takim eshte rezervuar edhe me Kryeministrin Sali Berisha me te cilin do te mbahet edhe nje konference per shtyp. Axhenda percakton edhe nje udhetim ne qytetin e Durresit ne amfiteatrin e tij si dhe ne Muzeun Arkeologjik. Nga ana tjeter bie ne sy perberja e delegacionit te drejtuar nga admirali Stavridis si Andrew Brentnall perfaqesues i Ceshtjeve Nderkombetare Kenneth Perry asistent ekzekutiv Francesco Procaccini asistent ushtarak e deri tek Allen Broughton asistent special.