E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Vizat, me kete ritem do te hiqen shume shpejt

"Progresi eshte i dukshem, ne qofte se vazhdohet me kete ritem Shqiperia do te permbushe shume shpejt kriteret, per liberalizimin e vizave". Kjo eshte deklarata e bere dje nga Shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian, Helmut Lohan, gjate nje inspektimi se bashku me ministrin e Brendshem, Lulzim Basha ne piken e kalimit kufitar te Bllates, ne Diber. Instalimi i sistemit TIMS, integrimi me sistemin e analizes se informacionit MEMEX, lidhja me bazen e te dhenave te Interpolit, jane tashme detyra te realizuara edhe per kete pike kalimi ne Bllate, Diber. Brenda muajit procesi perfundon edhe per pese pika te tjera, duke bere keshtu qe te 26 pikat e kalimit kufitar ne Shqiperi, te plotesojne te gjitha kushtet e krijimit te nje sistemi unik dhe solid, te menaxhimit te integruar te kufirit. Ministri i Brendshem, Basha deklaroi gjate inspektimit me ambasadorin Lohan, se do te vazhdoje puna me te njejtin perkushtim, per te permbushur edhe ate pjese te detyrave qe percakton udherrefyesi, ne menyre qe brenda nje kohe te shkurter ekspertet e Komisionit Evropian, te mund te verifikojne plotesimin e kritereve nga Shqiperia per liberalizimin e vizave. Basha dhe Lohan inspektuan ne Bllate edhe qendren e Grupit Operativ Special(GOS) te kontrollit te kufirit. Lohan verejti se edhe ne kete qender ishin permbushur plotesisht detyrat e vena nga inspektimi i meparshem i eksperteve te Komisionit Evropian. Me heret, Ministri i Brendshem dhe Shefi i Delegacionit te Komisionit te KE ishin ne Peshkopi, ku pas nje takimi me kryebashkiakun Krosi, inspektuan zyren e gjendjes civile per te pare nga afer funksionimin e procesit te aplikimit per leternjoftime elektronike dhe pasaportat biometrike. Duke permendur faktin se per projektet e menaxhimit te integruar te kufirit, modernizimin e sherbimit te gjendjes civile dhe sistemit te adresave jane dhene financime nga Bashkimi Evropian, ambasadori Lohan, u shpreh gjithashtu se vlereson angazhimin e te gjitha strukturave qeverisese qendrore e vendore, per progresin e qendrueshem te ketyre projekteve. "Ju jeni deshmitare te mirefunksionimit te sistemit te aplikimit per pasaporta dhe leternjoftime, i cili eshte nje nga sistemet me te sigurta dhe me eficente, qe siguron ne te njejten kohe edhe mbrojtjen e te dhenave", deklaroi Basha. Me rastin e ketij inspektimi, duke iu drejtuar edhe qytetareve te pranishem te Peshkopise, ministri i Brendshem u beri thirrje te gjithe qytetareve shqiptare, te pershpejtojne procesin e pajisjes me pasaporta biometrike, pasi kjo eshte garancia me e mire per te ecur sa me shpejt drejt momentit te heqjes se vizave me BE.

IMPRESIONI

"Jam i impresionuar qe linku me Interpolin funksionon sepse e kam provuar ne nje pike tjeter kufitare para pak kohesh dhe atehere linku nuk ishte krijuar me Interpolin", deklaroi dje Shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian, Helmut Lohan.

NDERLIDHJA

"Njezet e gjashte pika kufitare te vendit, do te kene sistemin e kontrollit te integruar te kufirit i cili nderlidhet drejtperdrejte me qendren operacionale ne Tirane, por dhe drejtperdrejte me qendren e Interpolit ne Lion", beri te ditur Lulzim Basha.

SIGURIMI

"Ju siguroj qe policia kufitare dhe Ministria e Brendshme do te vazhdojne te permbushin me perkushtim edhe ate pjese te detyrimeve qe kane mbetur nga udherrefyesi", shprehu vendosmerine zyrtari i larte i qeverise shqiptare, Lulzim Basha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›