Prifti: Cilesia e naftes eshte skandaloze
Cilesia e karburanteve eshte klasifikuar si skandaloze nga ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, i cili ka lajmeruar nje reforme te thelle ne inspektoratin e kontrollit te cilesise se gazoileve. Ne takimin e djeshem me punonjes te ketij institucioni prifti ka lajmeruar si mase te pare shkarkimin e drejtorit te IQK-se, Ilir Kurti. Duke marre si shembull pervojen e tij personale, ministri Prifti u shpreh i shqetesuar dhe e cilesoi "skandaloze" situaten ne tregun e karburanteve ne Shqiperi. "Te gjithe e dime qe nuk eshte cilesia e karburantit qe vjen nga importi. Por problemet ndodhin me cilesine ketu brenda. Une per vete kam blere nje makine te re para dy vjetesh dhe e kam cuar per ta riparuar per shkak te cilesise se karburantit. Per kete shkak kam larguar dhe drejtorin"- nenvizoi ministri i Ekonomise ne fjalen e tij. Prifti vazhdoi me tej duke akuzuar per korrupsion dhe bashkepunim mes inspektoratit dhe kompanive te karburantit qe spekulojne me tregun. "Shoh qe ne nje vit jane vene 60 gjoba nga inspektorati. Ne kete situate skandaloze, ku ndodhet tregu eshte e papranueshme qe te vihen 60 gjoba. Shoh kompanite qe kishin marre gjobat, ishin "peshq te vegjel" ne kete treg dhe asnje nga ato qe bejne gjithe pislleqet ne treg. Kjo do te thote qe mes ketij inspektorati dhe atyre qe jane spekulante ne tregun qe kontrolloni, ka bashkepunim, ka korrupsion. Ministri i Ekonomise vuri theksin ne mostolerimin e nje situate te tille dhe paralajmeroi nje monitorim te rrepte te punes se inspektoreve. "Ne asnje menyre nuk mund te pranoj kete situate. Brenda tre muajsh do te kontrolloj vete situaten dhe nese do te shoh qe edhe sikur nje karburant i vetem nuk i zbaton rregullat sipas ligjit, problemin e kam me ju dhe inspektoret qe merren me kete lloj kontrolli"- paralajmeroi ministri Prifti. Problemet me cilesine e naftes mbeten evidente ne tregun vendas. Format e kontrollit dhe te penalizimeve nuk kane funksionuar, duke favorizuar keshtu nje cilesi mjaft te dobet te karburanteve qe shiten ne vendin tone, te cilat pervecse kane kosto tek perdoruesit e automjeteve, ndikojne edhe ne ndotjen e mjedisit. Perpjekjet e meparshme per te stabilizuar kete situate kane deshtuar. Keshtu ngjyrosja e naftes D1 me qellim diferencimin e saj, nga nafta e vendit dhe cilesia tjeter me e dobet nuk ka arritur te realizohet nga institucionet tona edhe pse si nisme eshte lancuar tashme. Gjithashtu edhe perpjekjet e doganave, per te bllokuar tregtimin ne vendin tone te naftes me cilesi te dobet kane deshtuar, pasi vete institucionet e shtetit jane kofliktuar ne lidhje me rezultatin e analizave. Por gjithsesi me integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, vendi yne detyrohet te beje reforma thelbesore ne drejtim te cilesise se karburanteve per shkak te peshes qe kane ato ne ndotjen e mjedisit.