Berisha: Mazhoranca, pa imunitet
Berisha deklaroi se mazhoranca ka hequr dore nga imuniteti. Sipas tij, shumica do te mbaje qendrim te njeanshem, per sa i perket heqjes se imunitetit per zyrtaret e saj, sepse opozita nuk e pranon miratimin e ketij ligji. Kjo ishte pergjigjja qe dha dje kryeministri Berisha, i pyetur ne lidhje me deklaraten e ambasadorit te SHBA, Xhon Uidhers per heqjen e imunitetit. Njeheresh kryeministri tha, se mazhoranca kishte qene gjithmone e gatshme per ta miratuar ligjin, i cili hiqte imunitetin per zyrtaret e larte, por kjo nisme ligjore nuk ishte miratuar nga opozita. "Jam kunder cdo lloj imuniteti. Kemi derguar ligjin ne Parlament, por opozita nuk e miratoi", deklaroi Berisha. Nisur nga kjo kryeministri theksoi se mazhorances, nuk i mbetet gje tjeter vecse te praktikoje nje qendrim te njeanshem, i cili siguron qe zyrtaret e saj dhe deputetet, te jene te "zhveshur" nga cdo lloj mburoje imuniteti. "Mazhoranca do te praktikoje qendrimin e njeanshem per sa i perket ceshtjes se imunitetit. Kjo do te thote qe cdo kerkese nga organi i prokurorise apo gjyqesori, per heqjen e imunitetit do te jete automatikisht e pranueshme", deklaroi kryeministri ne lidhje me kete ceshtje. Sipas Berishes, kjo eshte e vetmja rruge qe mund te ndiqet, nisur nga fakti se opozita nuk e pranon kufizimin e imunitetit per qytetaret e saj. Po keshtu kreu i ekzekutivit theksoi faktin se kjo ka qene menyra qe mazhoranca, i eshte pergjigjur deri tani kerkesave te ardhura per heqjen i imunitetit, nga perfaqesuesit e sistemit te drejtesise. Rreth tre vite me pare, mazhoranca mori nismen per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte, te cilet e gezonin kete privilegj, ne menyre qe ata te hetoheshin ne rast kerkesash si te gjithe qytetaret e tjere dhe mos te fshiheshin pas mburojes se imunitetit. Por nisma e mazhorances, nuk u pranua nga perfaqesuesit e opozites ne Parlament, me pretendimin se kjo nisme godiste sistemin e pavarur gjyqesor. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e coi nismen per shqyrtim te metejshem ne Komisionin e Venecias, i cili parimisht u shpreh pro kesaj nisme, por theksoi rendesine e miratimit te saj me nje shumice te cilesuar prej 84 votash ne Parlament. Njeheresh, demokratet kane qene te gatshem per heqjen e imunitetit te deputetit republikan, Fatmir Mediu, pas tragjedise se "Gerdecit", por dhe te deputetit Lulzim Basha, kerkesa keto te bera nga prokuroria per t'u hetuar, perkatesisht per tragjedine dhe per shpenzimet e rruges Durres-Kukes.