Ronaldinjo “Jo” Milanit

- Ylli brazilian i Barcelonës, Ronaldinjo, gjatë një konference shtypi i dha fund spekulimeve duke hedhur poshtë cdo hamendje që e shikonte sulmuesin katalanas drejt Milanit. "Më të vertetë nuk ka asnjë mundësi. Kam një kontratë këtu dhe nuk mendoj gjë tjetër vecse Barcelonën. Dua të bëjë më të mirën këtu edhe vitin tjetër duke bërë një përgatitje të mirë". Në lidhje me udhëtimet e vëllait, njëherësh edhe vëllai i tij, Roberto de Asis në Milano, Ronaldinjo u shpreh më qartë se kurrë: "Shkoj në Milano pasi përfaqëson Rikardo Oliveiran dhe lojtarë të tjerë. Nuk shkon atje për të folur për mua".