Kupa e Anglise: Çelsi-Mançester ne Uembli

- Mancester Junajtid dhe Cesli do të përballen në Uembli në finalen e Kupës së Anglisë. Kjo është një ndeshje tepër e rëndëishme për të dyja skuadrat, të cilat janë në kërkim të një trofeu tjetër për të shtuar, në sukseset e tyre. Mancester Junajtid vjen pas fitores së titullit kampion të Anglisë, por edhe të eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishmë evropian, ai i Ligës së Kampioneve. Kundërshtarët e tyre, Cesli vijnë pas dështimit në kampionatit anglez, si dhe në Ligën e Kampioneve. Kështu për "blutë" e Londrës është me shumë rëndësi fitimi i këtij trofeu, i cili do të justifikonte në njëfarë mënyre, investimet e shumta të skuadrës si dhe punën e bërë nga futbollistët e skuadrës
Blerja e lojtarëve të kalibrit të Shevcenkos dhe Balakut, kishte bërë që pretendimet e skudrës londineze të rriteshin së tepërmi. Kështu në fillim të sezonit 2006-2007, drejtuesit e Celsit mendonin se fitimi i Premierligës ishte thjesht një formalitet, ndërsa për ta objektivi ishte Liga e Kampioneve.
Por realiteti ishte ndryshe. Skuadra e Ceslit u eliminua përsëri nga Liverpuli, ashtu si dy vjet më përpara dhe fitimi i Premierligës u bë thjesht një ëndërr pas barazimit të marrë në "Enfild" kundër Arsenalit. Për Mancester Junajtid sezoni 2006-2007 ishte i sukseshëm. "Djajtë e Kuq" arritën që të fitonin titullin kampion të Anglisë, ndërsa në Ligën e Kampioneve bënë një paraqitje të mrekullueshme, duke u eliminuar në gjysmëfinale nga një Milan magjik. Megjithatë fitimi i kësaj sfide të rëndësihme nga Mancesteri, do të tregonte superioritetin e tyre kundër Celsit.
Kjo është finalja e parë e Kupës së Anglisë që do të luhet tek Uembli i Ri, stadiumi mitik i Anglisë. Gjithashtu është hera e tretë në histori që dy skuadra kryesuese të Premierligës, përballen në një finale midis tyre.
Skuadra e Celsit është në librin e rekordeve, si klubi i fundit që fitoi një finale të Kupës së Anglisë në Uemblin e vjetër në vitin 2000. Shtatë vjet më parë "blutë" e Londrës mundën Aston Vilën me rezultatin 1-0, me gol të Di Mateos. Megjithë suksesin e madh të arritur nga skuadra londineze, Kupa e Anglisë është i vetmi trofe që nuk është fituar kur skuadrën e mori në drejtim Murinjo dhe me president Abramovvicin. Mancester Junajtid do të paraqitet për herë të 18-të në një finale të Kupës së Anglisë, duke shpresuar që të fitojë trofeun për herë të 12 në historinë e tyre."Djajtë e Kuq" kanë fituar gjithmonë përballjet me skuadrën e Celsit. Kjo është hera e dhjetë që këto dy skuadra përballen dhe Mancesteri kryeson me tetë fitore, ndërsa blutë kanë fituar vetëm njëherë në vitin 1950.
