E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilja kërkon “tris” trofesh

- Sevilja festoi të mërkurën fitimin e Kupës UEFA, e dyta rresht, por sezoni i andaluzianëve nuk ka përfunduar akoma. Skuadra e Huande Ramos është ende në luftë për titullin spanjoll, duke qenë vetëm dy pikë larg dy kryesueseve të përbërë nga Reali i Madridit dhe Barcelona, ndërkohë që do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Getafes. Një "tripletë" e mundshme do të cmendte të mëdhenjtë e Spanjës. Një kupë europiane, kampionat vendas dhe kupë kombëtare e kanë arritur vetëm dy ekipe në Europë: Ajaksi i Johan Krujfit në vitin 1972 dhe Mancester Junaitid i Ferguson dhe Bekhamit në vitin 1999.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›