E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi rishprehet kundër pyetjeve për etninë dhe fenë

"Komisioni i Censusit vendosi që në pyetësor të përfshijë edhe pyetje mbi etninë dhe fenë, të cilat janë të dëmshme për shoqërinë shqiptare. Këto pyetje ngjajnë të papërshtatshme brenda këtij kuadri ligjor dhe kushtetues të paplotë që kemi dhe me këto rrethana shoqërore, ekonomike apo rajonale që kemi në këtë moment historik", deklaroi Idrizi gjatë një konference për shtyp.

Sipas kreut të PDIU-së, amendamentet e propozuara nga kjo parti do të jenë mjeti për të ndalur abuzimin me regjistrimin e popullsisë.

Për këtë arsye, vijon ai, “për cilindo që të deklarojë kombësi të rremë, INSTAT është i detyruar ta korrektojë vetëdeklarimin e lirë, me të dhënat zyrtare që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile”./Start/

                                                                                             2011-10-02 15:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›