Idrizi uron shqiptaret per Kurban Bajramin
Kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi vizitoi diten e djeshme seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar ku uroi kryetarin e komunitetit Haxhi Selim Mucen dhe te gjithe besimtaret myslimane Gezuar Kurban-Bajramin. Ne emer te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet uroj te gjithe besimtaret myslimane per festen e Kurban Bajramit. Kjo dite eshte dita e paqes dhe e mirekuptimit per te gjithe besimtaret. Kurban Bajrami simbolizon diten e faljes dhe te bashkepunimit cka nevojitet se pari per kombin shqiptar dhe per te gjithe njerezit. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet deshiron te uroje te gjithe besimtaret mysliman por edhe te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen per me shume paqe miresi dhe dashuri simbole keto te diteve te shenjta. Per shume vjet Kurban Bajramin - deklaroi Idrizi.