E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Programi i Rames nuk rrit ekonomine forcon pushtetin e tij

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne nje interviste te dhene per ABC News-in u shpreh se programi politik i Partise Socialiste eshte nje program joreal dhe nuk mund ta rrise aspak ekonomine e vendit. Sipas tij programi ekonomik i Partise socialiste eshte nje program i cili sjell vetem fryme negative dhe nuk mund te sjelle asnje risi per sa i perket rritjes ekonomike te vendit por vetem forcon pushtetin politik te Rames brenda partise se tij. Pikat qe ka propozuar opozita ne programin e saj te ri politik nuk e rrisin ekonomine - eshte shprehur Vasili. Ai gjithashtu ka theksuar se lideri i opozites vuan nga mungesa e identitetit dhe nuk meson kurre nga gabimet qe ben por perkundrazi vazhdon ti riperserise keto gabime. Mungesa e identitetit problem i opozites. Kreu i Partise Socialiste vuan nga mungesa e vullnetit per te pranuar gabimet. Ai nuk ka nxjerre mesime prej tyre - u shpreh Vasili. Ndersa ka ritheksuar edhe njehere se partite politike duhet te bashkepunojne per realizimin e reformes zgjedhore ne vend. Sipas tij reforma zgjedhore eshte dhe nje nga kriteret kryesore per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ndersa rikujtoi se per shkak te mosplotesimit te kushteve Shqiperia humbi edhe kete here statusin kandidat. Realizimi i reformes eshte ne interes te Shqiperise - theksoi ministri i Shendetesise. Gjithashtu ai i ka kerkuar edhe njehere opozites qe te bashkepunoje ne reforma dhe te votoje ligjet qe kane nevoje per 3/5 e votave. Ai i ka kerkuar liderit te PS-se qe te lere menjane interesat personale dhe te bashkepunoje per interesat e Shqiperise dhe te shqiptareve. Vasili iu kerkoi deputeteve te opozites qe te votojne sepse per ate jane votuar dhe jo te bllokojne reformat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›