E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te ndjekim shembullin fetar ti japim fund ndasive

Te gjithe mesojme nga toleranca fetare. Problem eshte ndasia pa arsye jo njerezore. Ne duhet ti japim fund ndasive ne shoqerine tone. Bashkejetesa fetare eshte nje vlere qe duhet percjelle

Kreu i opozites Edi Rama nga qyteti i Kavajes ka uruar te gjithe besimtaret myslimane per festen e Kurban Bajramit ndersa ka gjetur rastin qe te beje edhe nje thirrje per politiken ne vend. Ne fjalen e tij Rama ka theksuar se ka ardhur koha qe te gjithe te mesojne nga toleranca fetare e cila percjell vlera per ti dhene fund ndasive ne shoqeri. Te gjithe mesojme nga toleranca fetare. Problem eshte ndasia pa arsye jo njerezore. Ne duhet ti japim fund ndasive ne shoqerine tone. Bashkejetesa fetare eshte nje vlere qe duhet percjelle - deklaroi Rama. Ne kete vizite kreu socialist ishte i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij Linda kreu i opozites eshte takuar me drejtues te komunitetit mysliman ne qytetin e Kavajes. Kjo deklarate e kreut te opozites ka ardhur nje dite mbas mbledhjes se Kongresit te PS-se.

Sot merr jete Asambleja Kombetare e PS-se

Duke filluar nga dita e sotme merr jete Asambleja e re kombetare e Partise Socialiste. Emrat e anetareve te Asamblese pritet te dalin me perfundimin e numerimit te votave qe 1500 delegate hodhen gjate kongresit te socialisteve te shtunen. Burime brenda selise roze thane se per shkak te festes se Kurban Bajramit u percaktua qe numerimi i votave te kryhet diten e sotme duke formesuar keshtu listen me 121 anetaret e zgjedhur per Asamblene. Diten e shtune delegatet nga i gjithe vendi votuan nje liste me 186 kandidate per te zgjedhur 121 prej tyre ku 80 do te jene burra dhe 41 gra Partia Socialiste permbush keshtu kuoten e perfaqesimit te grave njesoj sic parashikon kodi zgjedhor por edhe statuti i PS-se e cila parashikon qe grate te zene 30 per qind te asamblese. Ne listen e kandidateve bien ne sy emra te njohur nga shoqeria civile por edhe eksponente te njohur te selise roze te larguar pas vitit 2005. Keshtu ne liste shfaqen emra surprize si pedagogia Iris Luarasasi apo isha anetarja e kryesise socialiste Vjollca Ibro qe pas 2009-s nuk ka qene pjese e asnje forumi socialist. Pjese e kandidaturave jane edhe ish-prokurori i pergjithshem Theodhori Sollaku ish-ambasadori Bashkim Zeneli apo diplomati Dritan Hila. Asamblese kombetare i rikthehet ish-ministri Anastas Angjeli ish-kreu i PS-se se Tiranes Musa Ulqini dhe ish-ministri i Energjetikes Viktor Doda. Kryesocialisti Edi Rama ka sjelle ne Asamblene e re dhe ish-deputetin e qarkut te Vlores Mezan Malajn dikur pjese e levizjes per mendimin ndryshe. Ne total Asambleja e re kombetare do te kete 250 anetare por nje kategori e tyre si deputete kreret e PS-se ne rrethe ish-president hyjne automatikisht. Kjo asamble pritet qe ne ditet ne vijim te zgjedhe edhe kryesine e re te PS-se dhe sekretariatin.

Largimi i zerave ndryshe

Nderkohe qe diten e shtune kreu i opozites nuk la pa sulmuar edhe zerat ndryshe ne partine e tij kritikat e te cileve Rama i cilesoi si kritika qe i sherbejne kundershtarit.

Ne kundershtim me deklarata e ketyre zerave te cilet kane kerkuar me ngul rikthimin e demokracise dhe lirise ne forcen me et madhe opozitare kryesocialisti theksoi se forca qe ai drejton nuk vuan nga mungesa e debatit brenda saj ku gjithashtu pranoi se liria ne PS ende nuk eshte ne stadin e duhur te nje partie evropiane. Atyre qe me gjykojne duke u nisur nga qellimet e tyre u them se sjam i pagabueshem. Por mos beni me gabimet e mia te mundshme fajin e madh te sherbimit per kundershtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirise. As nga mungesa e demokracise apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonise mes brezave apo nga mungesa e punes ne ekip. Ska dyshim se liria mund te punoje akoma me mire edhe brenda nesh. Por smund te mos jemi krenare qe kjo eshte e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le te bashkohemi teresisht per ti dhene edhe me shume cilesi lirise brenda partise. Te gjithe e duam kete. Por te besh ngjasime mes Partise Socialiste dhe kazermes se Saliut ne aspektin e lirise eshte njesoj si te thuash se trendafili dhe kaktusi jane e njejta gje. E kjo i shkon per shtat kaktusit jo trendafilit. Sigurisht demokracia mund te funksionoje edhe me mire edhe brenda nesh - tha Rama diten e shtune ne Kongresin e PS-se.

Komunistet Rama harroi nga ka dale tani merret me gangsteret

Partia Komuniste mbajti diten e djeshme Kongresin e 14-te te saj nje dite mbas kongresit te Partise Socialiste. Kreu i komunisteve Hysni Milloshi gjate fjales se tij ironizoi me kongresin e PS-se duke theksuar se ne ate kongres duhet te ishin te pranishem edhe komunistet. Ne Kongresin e Partise Socialiste duhet te ishim edhe ne pjesemarres sepse ata jane pjese e jona. Rama kujtohet per veteranet vetem atehere kur i nevojitet vota ndersa pjesen tjeter i sulmon ata duke i quajtur komuniste por ai harron se partia qe ai drejton sot eshte pjese e Partise Komuniste - u shpreh Milloshi. Ai gjithashtu akuzoi opoziten per humbjen e zgjedhjeve te 8 majit. Sipas tij fajtoret e vetem te humbjes ne zgjedhjet e 8 majit jane socialistet te cilet harruan veteranet dhe moren ne partine e tyre gangsteret e Rames. Nderkohe Milloshi qe nuk la pa permendur edhe daljen ne skene te Aleances Kuqezi per te cilen deklaroi se nese eshte nje manover dhe nese nuk po lufton vertet per unitetin shqiptar gjithcka do te zbardhet. Ne kongres u bene publike objektivat per te ardhmen midis te cilave kryesorja eshte kthimi ne nje faktor politik dhe ne zgjedhjet e 2013-s kjo parti te jete ne parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›