E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi:të bashkohemi për të drejtat e popullsisë që u diskriminua

Në një deklaratë për shtyp kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se kjo është java ku të gjithë duhet të bashkohemi për të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua, vetëm pse ishte shqiptare.

"Për këtë arsye, për herë të parë, “Çështja Çame” dhe kultura e Çamërisë do të dalin nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm, për t’u bashkuar me çdo shqiptar. Përgjatë gjithë javës kemi planifikuar një sërë aktivitetesh, të cilat nuk do të vendosin në pah fjalët e ftohta të diplomacisë dhe politikës", tha Idrizi.

Sipas tij, çështja çame do të prezantohet dhe në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa lajtmotivi i kësaj jave do të jetë të shtunën, në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr. Tashmë ata do të ndërtojnë një varrezë monumentale për t’i nderuar.

Gjithashtu, Idrizi tha se një tjetër projekt do të gjejë zbatim në Ninat të Sarandës, ku do të nderohen figura të shquara të kombit si Hasan Tahsini dhe Bilal Xhaferri me një kompleks muzeal për shqiptarët e Çamërisë.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-24 13:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›