Igli Allmuça drejt Terek Grozni

Igli Allmuca, një nga mesfushorët më punëtorë të Kategorisë Superiore, mund të bëhet lojtari i dytë shqiptar te skuadra cecene Terek Grozni, që merr pjesë në kampionatin rus, Premier League. Te kjo skuadër aktivizohet edhe ish-portieri i Dinamos Ilion Lika.
Allmuca, dy herë kampion i Shqipërisë: me Tiranën (2006-2007) dhe Dinamon (2008-2008), edhe pse ka luajtur në nivel të lartë nuk është thirrur kurrë në Kombëtaren shqiptare, edhe pse ish-lojtari i Partizanit, me atë që ka paraqitur e ka merituar një vend.
Për transferimin e mesfushorit shkatërrues po punojnë dy menaxherë, Nexhmedin Haxhiu dhe agjenti i zyrtar lojtarit, Gëzim Mance. Allmuca është në pritje të vizës austriake, për t'u bashkuar më pas me skuadrën e Terekut në Austri.