Kaçi, oferta nga disa klube

Sulmuesi i Vllaznisë, Albert Kaci, pranoi se kishte disa oferta nga ekipe të Kategorisë Superiore, por dhe nga klube të huaja. "Pas angazhimeve me Vllazninë në Kupën UEFA do të jem zyrtarisht një lojtar i lirë", - tha fantazisti për të përditshmen sportive "Panorama Sport". Gjithsesi për shkodranin oferta e parë mbetet ajo e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj.