Migen Memelli, oferta nga Rusia e Izraeli

Sulmuesi Migen Memelli, i cili aktivizohet me Gais në kampionatin maksimal suedez, Allsvenska, pranoi se kishte dy oferta : një nga Rusia dhe një tjetër nga Izraeli. Ish-sulmuesi i Bran Bergen në Norvegji, i thirrur në disa grumbullime të kombëtares shqiptare, nuk po kalon një moment të mirë në skuadrën me buxhet të vogël financiar. Sipas asaj që pohoi ish-lojtari i Skënderbeut, klubi i ka propozuar formulën e huazimit në një kampionat me nivel më të lartë se Suedia. Pista ruse mbetet edhe më e favorizuara për korcarin.