Kroacia fiton 1-0 me Austrine

Austria, vendi tjetër organizator i Euro 2008, ashtu si dhe Zvicra të shtunën me Cekinë (0-1), e nisi me një humbje në ndeshjen hapëse të Grupit B.
Skuadra e Ronald Gërcaliut and Co. humbi minimalisht 1-0 me Kroacinë në stadiumin e Vjenës, "Ernst Hapel".
Golin e vetëm të takimit e realizoi talenti kroat Luka Modric nga pika e bardhë, katër minuta nga fillimi i takimit. Rene Aufhauser rrëzoi në zonë Ivica Olic dhe gjyqtari i takimit, holandezi Piter Vink nuk hezitoi.
Ky ishte edhe goli i katërt në tre ndeshjet e para të Euro 2008, dhe i pari i realizuar me penallti.
Pjesa e parë ishte në pjesën më të madhe nën kontrollin e kroatëve, ndërsa 45 minutat e dyta ofruan një dialog të gjatë midis repartit të avancuar të austriakëve me pjesën defensive kroate. Sebastian Proed pati një rast me kokë, por gjuajtja e itj nuk ishte e saktë.
Trajneri i Austrisë, Josef Hickersberger u shpreh i kënaqur nga rendimenti i lojtarëve të tij, që kontrolluan më shumë topin (52-48 %), por patën edhe me shumë gjuajtje në portë (16-10). Goditjet e këndit flasin për Kroacinë: 7-4.
Në orën 20:45 do të luhet takimi tjetër i këtij grupi Poloni-Gjermani. Të shtunën në ndeshjet e Grupit A, Cekia fitoi 1-0 me Zvicrën, ndërsa Portugalia fitoi 2-0 me Turqinë.
AUSTRI-KROACI 0-1
Shenues: Luka Modric 4' pen
Austria: 21-Juergen Macho; 2-Joachim Standfest, 15-Sebastian
Proedl, 4-Emanuel Pogatetz, 3-Martin Stranzl, 12-Ronald Gercaliu
(11-Umit Korkmaz 69); 10-Andreas Ivanschitz, 6-Rene Aufhauser,
19-Juergen Saeumel (7-Ivica Vastic 61); 20-Martin Harnik,
9-Roland Linz (18-Roman Kienast 73)
Kroacia: 1-Stipe Pletikosa; 5-Vedran Corluka, 4-Robert
Kovac, 3-Josip Simunic, 22-Danijel Pranjic; 11-Darijo Srna,
10-Niko Kovac, 14-Luka Modric, 19-Niko Kranjcar (15-Dario
Knezevic 61); 21-Mladen Petric (20-Igor Budan 72), 18-Ivica Olic
(8-Ognjen Vukojevic 82).
Gjyqtar: Pieter Vink (Holande)