E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhyti, rikthim te Lushnja një opsion

Mesfushori Alban Bizhyti, një nga futbollistët e spikatur lushnjarë, por që në dy sezonet e fundit ka luajtur me Shkumbinin nuk e përjashtoi mundësinë për t'u rikthyer në klubin mëmë. Lushnja, që eliminoi në play-out Kastriotin, këtë sezon do të luajë në Kategorinë Superiore, dhe pasja në gjirin e saj një futbollist cilësor si Bizhyti, do ta ndihmonte jo pak skuadrën verdhejeshile në luftën për mbijetesë në kategorinë elitare. Lushnja ka hyrë në kontakte edhe me Ndonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›