E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare bën “doktorin”: “Lacio, jo e sëmurë”



Qetësia në shtëpinë e Lacios është prishur shumë. Pas humbjes me Bolonjës (3-1) në Serinë A nuk janë të paktë zërat “kërcënues” ndaj klubin bardhekaltër. Por, për t’u përgjigjur kritikave e akuzave ndaj shoqërisë italiane mendon një shqiptar: Igli Tare, i cili pak muaj më parë bënte sulmuesin e sot luan rolin e drejtuesit në klubin kryeqytetas. “Grupi është kompakt. Në eksperiencën time të gjatë si lojtar me kanë ndodhur shumë situata të ngjashme. Mua më pëlqen kur në skuadër ndodhen lojtarë me karakter të fortë. Nuk shikoj asgjë të çuditshme dhe nuk mendoj se është e nevojshme të bëj tani asnjë lloj tipi të procesit”, - tha Tare i intervistuar nga radioja italiane “Incontro”. Shqiptari foli edhe për blerjet e merkatos verore të Lacios, dy argjentinasit Karrizo e Zarate, “Unë mund të them se Karrizo është një portier me cilësi të mëdha e me personalitet. Nuk duhet ta vendosim nën presion, pasi pas një farë kohe jam i sigurt se do të dalë nga kjo situatë dhe do të jetë e ardhmja e Lacios. Zarate? Është ende i ri dhe i duhet akoma eksperiencë, si në ditët e mira ashtu dhe në ato të këqija. E njëjta gjë vlen edhe për Karrizon. Midis punës e dëshirës që ai ka jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë”. Ndeshja me Bolonjën është arkivuar dhe përballë Lacios vjen një kundërshtar i frikshëm si Napoli. “Tani është e nevojshme të reflektojmë dhe të rinisemi menjëherë, qysh të dielën kundër Napolit. Kanë lojtarë shumë të mirë e të rinj si Hamsik e Laveci që janë rrënues. Është një skuadër me shëndet të mirë, por mendoj se i kemi të gjitha mjetet për të bërë ndeshjen tonë”, - përfundon ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, tashmë në rolin e zyrtarit të lartë të administratës laciale në Itali.

Andriko Gurma gol në “Milanelo”, mahniten specialistët e Milanit

Një talent shqiptar i dalë nga “Milan Junior Camp Tirana” mahnit specialistët në “Milan Junior Day” (MJC). Andriko Gurma, idhulli i të cilit është Andrea Pirlo, shënoi golin që çoi skuadrën “shumëkombëshe” të tij në finale, e më pas magjinë e tij i dha asaj edhe trofeun e “Milan Junior Day”. Pesë fëmijët më të talentuar të kampingut shqiptar të Milanit, Andriko Gurma, Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi dhe Alketo Gjipali, të përzgjedhur midis 350 fëmijëve për të marrë në pjesë në shoun e madh të “Milan Junior Day”, të organizuar në Milano nga data 18 e 19 tetor. Një festë tradicionale, që mbyll për këtë vit kampet kuqezi në shumë vende të botës të organizuara si në Tiranë. Në “MJC” morën pjesë më shumë se 300 femijë e të rinj të ardhur nga rreth 30 vende të ndryshme të botës ku u zhvillua “MJC 2008”.
Flamuri shqiptar për herë të parë u ngrit në krah të 30 vendeve, ndërsa fituese u shpall skuadra ku luajtën përfaqësuesit shqiptar, ndërkohe që Andriko Gurma shënoi golin që e shpalli skuadrën pjesëmarrëse në finale dhe më pas dhe golin e fitores që i shpalli kampion të “MJC”. Gjatë vitit 2009 do të organizohet përsëri Milan Junior Camp Tirana, ku të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre nën kujdesin e trajnerëve të Milanit. Ishte pikërisht “Taci Oil International” që arriti të realizonte dhe ardhjen për herë të parë në Shqipëri të yjeve të Milanit me rastin e trofeut "Taçi Oil Albania Reads", ku morën pjesë Ronaldinjo, Shevçenko, Maldini, Inzagi, Sedorf

22 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›