E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligj per forcimin e rolit te Avokatit te Shtetit

Avokatura e shtetit shqiptar do pesoje nje organizimi teresor duke filluar qe nga janari i vitit qe vjen. Shtetit do t'i duhet te mbrohet perballe ankimimeve ne rritje te qytetareve, por edhe te parandaloje konfliktet me ta.

Keto probleme merr ne konsiderate drafti i ri ligjor i paraqitur nga qeveria per Avokaturen e Shtetit. Sipas ketij drafti, Avokati i Shtetit do te jete me prezent si prane Mininistrive ashtu dhe ne komuna dhe bashki.

Do te jape konsulencen e tij ne hartimin e ligjeve per te parandaluar konflitet qe mund te lindin, te cilat i shkaktojne kosto financiare shtetit, por kjo konsulece nuk eshte e detyrueshme, por vetem kur kerkohet nga institucionet

“Gjithe funksioni i avokatit normal eshte qe te parandaloje klientin e tij te shkoje ne gjyq, ta keshilloje ate qe te mos perplaset ne dyert e gjykates", u shpreh Avokati i Pergjithshem i shtetit, Eduart Halimi.

Risia tjeter qe sjell drafti ligjor per Avokaturen e Shtetit eshte ngritja e nje zyre te perhershme avokature prane GjykatesNderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, kur shteti gjate koheve te fundit ka humbur disa ceshtje me pronaret, me nje fature te konsiderueshme financiare.

Kjo sipas Avokatit te Shtetit, Eduard Halimi,ka ardhur nga mbrojtja e dobet e perfaqesuesit ligjor te Ministrise se Jashtme. Qe nga 1 Janari mbrojtjen do ta beje Avokatura e Shtetit.

Debatet ne Komisionin e Ligjeve per draftin ligjor per Avokaturen e Shtetit, nuk ishin te ngarkuara me gjuhen e kundershtimeve.

Ne debatin e ardhshem per kete ceshtje do te jene prezenet edhe konsulente ligjor spanjoll te cilat kane asistuan ne hartimin e ketij drafti, sipas modelit spanjoll.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›